osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nostalgjikët e sekuestros së dytë të jashtëzakonshme

Nostalgjikët e sekuestros së dytë të jashtëzakonshme

Antikapitalisti Lulzim Basha e mprehu shpatën. PD e mori në dorë situatën e biznesit. Pasi i përlau në një veting imagjinar tërë politikanët përball u erdhi radha biznesmenëve. Luftë pa kompromis ndaj tyre. Janë ata që kanë përfituar nga tenderat e koncesionet qeveritare. Si të tillë duhen ndëshkuar. Kanë gllabëruar fonde nga PPP, deklaroi PD në një shfaqje televizive ku u shpall platforma antimafia në strategjinë e vet kjo forcë politike sapo të vij në pushtet. E vërteta, PD lindi si përfaqësuese e shtresave të pasuruara, lirisë, demokracisë, ekonomisë së tregut. Pra të parimeve djathta. Mbi këtë ishte edhe programi i saj i parë. Pa të pasur e shtresa mbi mesataren nuk ka fare krah të djathtë në politik e shoqëritë demokratike.

Kjo shtresë është baza ku ngrihet ideologjia dhe platforma, ku gjejnë veten, pronarët, të persekutuarit e regjimit komunist, ish industrialistët e fermerët e mëdhenj. Pa këtë klasë, as që mund të flitet për ekonomi tregu. Pikërisht, ndaj kësaj klase të re të pas 1990-ës drejtohet edhe platforma antikorrupsion e prezantuar me bujë nga opozita në një takim të fundit që u shfaq në çdo cep të Shqipërisë. Mbi kokat e biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, pse jo edhe atyre që kanë ardhur nga përtej oqeanit dhe kontinentit tonë, Europës, nga Gjermania, Franca, Greqia, Italia, Zvicra, Holanda, etj., qëndron gati gijotina kundër pronës së tyre të vendosur në këto tri dekada.

Platforma, kështu siç u trumbetua, drejtohet kundër biznesmenëve shqiptarë, të cilët e filluan biznesin përmes rrugëve të mundimshme, nga shitja e farave, cigareve, çimentos, hekurit, gozhdëve, tullave, gjilpërave, këpucëve të përdorura për të arritur deri në ndërtimin e bizneseve të fuqishme që i kanë dhënë jetë ekonomisë tonë kombëtare. Në këtë rrugëtim, secili nga bizneset shqiptare ka historikun e vet. Ka gdhendur portretin e tij përmes futjes së teknologjive, punësimit në masë, patentave dhe markave më të njohura të kohës. Një betejë pa fund për fuqizimin e ekonomisë tonë kombëtare. Janë dashur ditë pa gjumë.

Përplasje, ecje, vrapim pandalur, fitore dhe humbje, pasurim e dështim. Në këtë rrugëtim, shtetin e kanë pasur herë në krah e shumë herë përball me pengesat burokratike. Janë ndeshur me taksa e tatime të papërballueshme. Janë endur dyerve të gjykatave dhe kanë paguar avokatë e sekserë për të fituar të drejtën e tyre. Sot, shumë prej bizneseve janë fuqizuar dhe kanë arritur të shtrihen, jo vetëm në territorin shqiptar, po edhe në shtetet përreth. Kanë investuar në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Itali. Markat “made in Albania” i gjen sot edhe në tregjet ndërkombëtare. Pa folur këtu për lëndët e para që kanë udhëtuar shumë larg në kontinente të tjera deri në Kinën e largët.

Vendi ynë në fund të 1990-ës ishte në kolaps të plotë financiar, ekonomik dhe tërë hallkat e zhvillimit kishin ngecur. Makineria e stërmadhe kishte vdekur. Motorët e ekonomisë ishin ndryshkur dhe asgjë nuk prodhohej në vend. Kombinatet më të rëndësishme kishin fikur motorët dhe punëtorët paguheshin me 70 përqind të pagës në asistencë. Në njësitë tregtare nuk kishte mbetur asnjë produkt dhe siç shprehej ish kryeministri i kohës, vendi kishte vetëm 6 ditë bukë. Minierave u ishte vënë kyçi. Në këto kushte, shteti gjendej i pafuqishëm për të përballuar situatën e krijuar. Ishte kjo tablo që ndikoi fuqimisht, shto këtu edhe situatën e rënduar politike dhe ndryshimin e sistemit që u shoqëruan nga dhjetëra demostrata e greva, që e fundosën edhe më shumë ekonominë kombëtare dhe zeruan treguesit e prodhimit të përgjithshëm bruto. E vetmja shpresë për ringjallje, ishin pionierët e parë që nisën rrugëtimin drejt ekonomisë së tregut.

Dalëngadalë u formësua biznesi shqiptar që çau dete e oqeane në kërkim të mallrave dhe teknologjive të kohës. Dhe ishin ata që nisën edhe gjallërimin e ekonomisë, e cila po dilte nga kolapsi falë këtyre “heronjve” që ishin drita në fundin të tunelit të shpresave qytetare. Në këtë rrugëtim, shumë biznesmenë ngjitën shkallët e suksesit dhe të tjerë ngecën nëpër rrjetat e vështirësive dhe burokracive shtetërore. Ashtu siç pati edhe biznesmenë që njërën dorë e mbanin në biznes dhe tjetrën në veprimtari të paligjshme.

Disa prej tyre në kërkim të pasurimit urgjent u bënë kontigjent të krimit. Ndaj u skualifikuan dhe nuk ecën me hapin e kohës. Seleksionimi i biznesmenëve është një proces mëse normal. E bën koha. Qytetarët. Konkurenca. Organet ligjzbatuese, përmes mekanizmave gjyqësore e fiskale. Po kjo është rruga në të cilën ecin tërë bizneset, jo vetëm këtu tek ne, po edhe në vendet të tjera më të zhvilluara. Disa lulëzojnë, të tjerë ecin ngadalë dhe jo pak humbasin në maratonën e konkurencës së egër. Po nuk ka qeveri e opozitë t’i kërcënojë me prerje koke.

Po le të vijmë tek platforma e PD-së e cila i sheh biznesmenët si klasën që po ngrihet, vetëm se janë ortakë me qeverinë dhe marrin oksigjen prej saj. Në listën e PD-së për biznesmenët që kanë fituar tendera dhe kanë marrë koncesione përmes PPP –ve dhe u shpallën armiq, ishin edhe disa prej kompanive më me emër të vendit. Në një analizë të gjerë të platformëbërësve, ekonomistë e juristë të bën përshtypje përzgjedhja e biznesmenëve nisur nga klasifikimi politik. Në një akuzë të rëndë, partiake dhe jo ligjore, pa asnjë filtër dhe pa ndroje, biznesmenët vihen përballë ultimatumit se PD në pushtet do sekuestrojë tërë pronat e këtyre kompanive.

Në pamje të parë, ajo e shet këtë nismë si një veprimtari në emër të popullit, duke luftuar mafien dhe korrupsionin. Po në realitet më shumë është një shfaqje groteske, pasi këto kompani kanë shoqëruar në tri dekada tërë qeveritë nga e djathta në të majtë. Bizneset këtu kanë qenë. Kanë ecur me këmbët e veta dhe kanë pasur edhe mbështetje të shtetit dhe kjo është e natyrshme, pasi ata janë bashkëndërtues të shoqërisë dhe ekonomisë kombëtare. Se qytetarët nuk hanë politikë. Se po të ishte se ngopeshin me politikë, këtë ushqim e provuan gati në gjashtëdhjetë vjet dhe në fund mbetën të uritur. Ka qenë PD, që biznesmenët që sot i kërcënon me konfiskim kopje me tatimet e jashtëzakonshme në vitet 1945-1950, duke u marrë pronarëve të kohës edhe qindarkën e fundit, toka, flori, fabrika… Dhe papritmas sot përgatit fazën e dytë të pas 75-80 vitesh. E vërteta është se platforma e PD-së ka rënë si bombë mbi kokat e biznesmenëve, të cilët edhe pse nuk ngrenë zërin, janë të tronditur, pse jo edhe të frikësuar. Biznesi është nuhatësi më i madh ndër tërë qëniet tokësore. Dhe nuk ndërton e nuk zhvillon nëse nuk ka garanci.

Dhe një qëndrim i tillë, si ky i opozitës, kërcënimi që bëhet nga zyrat e selia e kësaj partie nuk është se bie në vesh indiferent. Në këtë kuptim, është trembur bashkësia e biznesmenëve, po edhe mijëra qytetarë e familje që jetojnë duke punuar në këto kompani të mëdha. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm pasi veç zhvillimit të ekonomisë ka siguruar jetesën e shkollimin e mijëra familjarëve të vendit që kanë përfituar prej tyre, paga e sigurime shoqërore. Pikërisht, platforma antibiznes e qeverisë së nesërme, se opozita është alternativë ndaj merret edhe seriozisht, ka rënë si rrufe në qiell të pastër në psikikën e tërë klasës së biznesit. Jo vetëm atyre që evidentohen me emër dhe mbiemër, po edhe ata që për arsye taktike, lihen mënjanë nga PD dhe nuk u përmendet emri. Klasifikimi politik i bizneseve, trajtimi i tyre si militantë partie është një qëndrim, jo vetëm i gabuar, po edhe keqdashës. Vënia përballë akuzave të biznesmenëve të rëndësishëm që i japin tonin sektorëve të ekonomisë dhe janë faktorë përcaktues sot për të zhvilluar vendin dhe rritur mirëqenien përmes punës që ofrojnë, është një atentat ndaj klasës së kapitalistëve të rinj, të cilët janë vetëm 30 vjeç.

Një partie që ka provuar më shumë pushtetin dhe fare pak opozitën nuk i lejohet të ngrejë akuza ndaj bizneseve, të cilët vërtetë fitojnë tendera publikë apo janë koncesionarë në projekte të rëndësishme, po kjo nuk është vetëm praktikë shqiptare dhe nuk ndodh për herë të parë në këtë vend. Të tjerët, para dhe sot operojnë me privatët të cilët kanë fuqinë ekonomike dhe kundrejt ligjeve në fuqi bëhen pjesë e zhvillimit. Nuk mund të realizohet në kohë rekord “Rruga e Arbërit”, “Rruga e Skërficës”, Elbasanit, mirëmbajta e “Rrugës së Kombit”, projekti 1 miliard dollarë, nëse nuk kooperon shteti me privatin. Biznesmenët nuk janë armiqtë e shtetit. As kundërshtarët e popullit. Ndaj tyre nuk ka asnjë shkak që të bjerë urrejtja pse ata janë të pasur dhe disa liderë politikë nuk kanë aq pasuri sa të maten me ta, kur të vetmin biznes kanë politikën.

Ndaj është e pafalshme që PD dhe aleatët e saj hedhin në tregun politik një nismë, e cila kërkon konsensus të gjerë shoqëror, studime të mirfillta, ligje të mirëpërcaktuar po edhe paprekshmëri të biznesmenëve që tërë jetën kanë punuar dhe punojnë për të zhvilluar ekonominë e tyre dhe përmes kësaj edhe atë kombëtare. Në këto kushte edhe reagimi i përfaqësuesve të biznesit ishte i ashpër ndaj një nisme të tillë që shqiptarët nuk e dëgjojnë për herë të parë. Brezat e vjetër kanë përjetuar mbi shpinë emërtimin “kulak”, “borgjez”, “përfitues nga kushtet e pushtimit për pasurim të paligjshëm”, burgosjet dhe internimet pas konfiskimeve dhe tatimeve të jashtëzakonshme të cilat rrënuan tërësisht një klasë të gjerë sipërmarrësish. Si dy pika uji, përngjan edhe platforma antimafia e PD e shpallur me kaq bujë. Pa mbaruar vetingu i premtuar në politikë, pa dhënë konsensusin për vetingun në drejtësi doli edhe vetingu i biznesit. Luftë majtas, beteja djathtas. Konfiskim majtas, sekuestro djathtas. Përjashtim nga kjo platformë bëjnë vetëm biznesmenët që PD i llogarit si mbështetje të saj, si militantë që janë të gatshëm të financojnë e mbështesin strategjinë politike për pushtet. Edhe nëse në listën “Basha” do të ishin përfshirë biznesmenë të afërt me të, të lidhur në krushqi apo fisni, vëllezër, gra, burra, kunetër, nuse të nipërve, pjesë e listave të anëtarsisë së saj, deputetë e ish deputetë, biznesmenë politikë dhe pjestarë të frontit opozitar, një qëndrim do mbanim.

Edhe për ta nuk do ua donim konfiskimin e tatimin e jashtëzakonshëm, rrënimin e shtetëzimin, vetëm se janë nga radhët e opozitës. Paraja dhe pasuria nuk kanë parti dhe nuk ka pse të trajtohen të ndara sipas parcelave politike. Aq më keq kur i njëjti biznesmen kur bën transaksione me njerëz të opozitës është burrë i mirë, po kur negocion me qeverinë dhe fiton një tender përmes të cilit ndërton një rrugë, një port, aeroport, ku punëson mijëra njerëz është i keq, hajdut, i kapur, bashkëpronar me krimin, i korruptuar në ndarjen e pasurisë kombëtare. Duhet të përfshihet në ligjin antimafia. T`i konfiskohet pasuria. T`i bllokohen të ardhurat. Të dënohen si grabitës ordinerë. Dhe ndodh kështu edhe pse ata kanë fituar një tender sipas ligjit dhe nuk mund të përjashtohen nga kjo e drejtë. Kryetari i PD dhe bashkëpunëtorët e tij me këtë platformë nuk mund të akuzohen se janë diktatorë. Po, PD e ka vetëm për të bërë shoun e radhës. Asgjë nuk mund t`u bëjë biznesmenëve. Ata do vazhdojnë të përfitojnë fonde publike. Këto janë rregullat e ekonomisë së tregut. Shtet- privat janë binomi që do ecin gjatë sëbashku, si në çdo sistem të ekonomisë së tregut. Dhe PD e bashkëopozitarët e saj nuk besojmë se duan të na kthejnë në diktaturë! /Nga Bardhyl BEJKO