osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të aftët rrugëve, analfabetët në administratë, librat në trotuare!

Të aftët rrugëve, analfabetët në administratë, librat në trotuare!

Kisha kohë pa e takuar një mikun tim dhe ja tek e takoj në një lokal në një qytezë në Juglindje. Nuk kisha ndërmend të qëndroja gjatë e aq më tepër që ai kishte rrëkëllyer disa gota. Midis të tjerave, pasi e pyes për një mikun tim dhe të atij bashkë, më përgjigjet. “Po ku di ay o, ay, vetëm libra di të shkruajë”! E pashë që ishte e kotë ta zgjasja dhe tek largohen mendoj. Kjo kohë e demokracisë me kokë poshtë duket sikur funksionon së prapthi. Ai që shkruan libra, që bën një punë të dobishme për shoqërinë dhe sado keq që ai të shkruajë, merret të paktën me një punë të dobishme, kurse zotëria në fjalë, njeri të ditur e quan atë që qëndron gjithë ditën në kafene e merret me llogje pazari. Më e keqja është që nuk është i vetëm ky personazh, që njeri të ditur quan vetëm atë që rrëkëllen gotat njëra pas tjetrës në klube e kafene… Kur them që nuk është i vetmi, sikur edhe esëll të ishte nuk do të ishte ndonjë e keqe dhe as që ja vlen ta zësh në gojë.

Kështu ka ardhur koha sot, kur kanë rënë “malet dhe janë ngritur halet”. Çfarë kulture mund të merret në klube e kafene? A nuk po i vuajmë të gjithë këtë “shkrehje” të përgjithshme sidomos të të rinjve e të rejave, që as shkollën aty ku merret kultura nuk e vlerësojnë e jo më pas të bëjnë përpjekje jashtë saj për rritjen e nivelit të dijeve të tyre? Doni të shihni “pasqyrën” e kësaj gjendjeje!? Hyni në vendet publike në kafene, në ambientet e shkollave apo edhe në rrugë dhe dëgjoni fjalorin që flasin. Hyni në autobusët urbane dhe shihni nëse do të lëvizi ndonjë e re apo i ri qoftë, që t’i lëshojë vendin një të moshuari apo të moshuare, që mezi qëndrojnë në këmbë. Askush nuk merr mundimin të lëvizi nga vendi sepse të gjithë janë “punësuar” me telefonat dhe vështrimin e mbajnë nga dritarja jashtë, dhe bëjnë sikur nuk shohin.

Dijet sot nuk u “hyjnë në punë” as atyre që janë të punësuar, sepse nuk vlerësohen nga dijet, por vlerësohen nga militantizmi politik apo nga dhjetra fije që janë të lidhura me biznesin, me titullarin, me ministrin apo deputetin, me të ardhurat e me gjithçka tjetër por vetëm me aftësitë profesionale jo. Njerëzit sot, megjithëse një pakicë, e them kështu më tepër për të qenë brenda, kanë alergji nga librat. Dhe jo vetëm kaq, por edhe shteti, duket sikur njerëzit e ditur, si shkrimtarë e poetë, bile edhe profesorë e historianë, megjithëse me grada shkencore, i ka lënë rrugëve apo në kërkim të një pune. “Të mençur” e të “ditur” sot, janë ata që dalin nga njëri lokal dhe futen në tjetrin. Përkundrazi, ata që futen në bibliotekë, që studiojnë e lexojnë, quhen njerëz “jashtë kohës”! Në çdo fshat që të shkosh, klubet, lokalet e bilardos, lloto sportet etj., mbushin qendrën e fshatit, ku të rinjtë kalojnë ditë e natë. Ato ç’ka mungojnë, janë qëndrat shëndetësore, janë libraritë që askush sot nuk i kujton. Qendra e fshatit rrethohet nga klubet dhe kafenetë, ku të rinjtë edhe kthejnë nga një gotë, edhe merren me llafe pa bukë, edhe kalojnë kohën me ndonjë sport. Por, një librari apo një bibliotekë nuk e sheh gjëkundi. Edhe sikur të dali ndonjë e të hapi një bibliotekë apo një sallë leximi, do ta quajnë “anakronik”, apo edhe më keq akoma, njeri “të çmendur”! Por edhe sikur ndonjë “i çmendur” ta bëjë një gjë të tillë, vështirë se në të do të futet kush.

Por, jo vetëm në fshat, po edhe në qytet po kjo gjëndje është, me përjashtime shumë të rralla. E ç’të thuash tjetër, kur intelektualët e ditur e të aftë kanë mbetur rrugëve? Njoh shumë prej tyre dhe i takoj shpesh. I pyes “Hë ç’të reja kemi për ndonjë punë”? “Asgjë deri tani, presim”,- më thonë! E pritja vazhdon e vazhdon me muaj me vite. Shumë prej tyre, studiues, historianë, shkrimtarë, pedagogë, me grada shkencore apo që përgatiten për të marrë një gradë shkencore studiojnë dhe qëndrojnë mbi libra edhe pse janë në pritje të një pune. “Dijet janë pasuria më e madhe, thotë njëri prej tyre, ne kemi për detyrë që këtë “pasuri” ta përvetësojmë, të tjerët më pas le të na vlerësojnë”. Por, a vlerësohet i dituri?

Nuk e ka keq profesori i nderuar, por problemi është që vendin e tij e ka zënë partiaku e ka zënë një që nuk di shkrim e këndim, por që është më “i zoti” sepse është i afërmi i deputetit, i ministrit i ish ministrit. Me Profesorin dhe Akademikun e nderuar Mark Tirta, takojmë një mikun e tij. Mbasi ndahemi, më thotë: “Është shumë i aftë, një profesor i nderuar, por ka tre vite pa punë dhe e mbajë me shpresa, hë sot e hë nesër”! Administratat janë mbushur me militantë partie që synimin e kanë për të vjedhur. Nuk besoj të ketë njeri sot që të shkojë në administratën e shtetit për të marrë qoftë edhe një dokument të thjeshtë dhe të mos e marri me gabime nga njerëz që jo vetëm nuk dinë të shkruajnë, por të tregojnë edhe rrugën se si të zgjidhësh këtë gabim, duke të treguar derën e gjykatës.

Statistikat e organizatave më prestigjioze në botë na vënë në dukje që tek ne, moshat e të rinjve deri në 25 vjeç, nuk lexojnë asnjë libër. Kjo është e trishtueshme, kur mendojmë këtë brez që po rritet dhe do të marri në dorë drejtimin e vendit, ekonominë, arsimin e kulturën. Ata të shumtë që studiojnë e aftësohen në universitete të ndryshme të botës nuk e kanë mendjen për të ardhur këtu ku “nuk ja vlen”. A nuk ka të drejtë një kuadër, i cili është specializuar jashtë vendit kur thotë: “këtu nuk ka nevojë të jesh i aftë, mjafton të jesh partiak dhe të gjitha të tjerat i ke”. Të gjithë të shohin nga xhepat. Vetëm paraja bën “ligjin” dhe të gjitha të tjerat kanë mbaruar. Kjo është e keqja më e madhe e këtij vendi, ku “ligjin” e bën vetëm paraja dhe jo aftësitë. Analfabetët janë bërë një pengesë e madhe që punët nuk ecin. Analfabetët nuk janë punësuar vetëm si punonjës të thjeshtë, apo janë vendosur në punë që nuk kanë aftësimin profesional sipas vendit të punës, por janë bërë edhe titullarë në institucionet shtetërore, deri edhe deputetë.

Është bërë e modës që t’i gjendet punës një njeri i çfarëdoshëm dhe jo njeriu i duhur punës. Kjo, bën atë që më parë punësohen, e cila kjo është ajo më e vështira dhe më pas shumë lehtë “diplomohen” ashtu si e kërkon vendi i punës. Le të flasin sa të duan që fjala vjen arsimtarët do t’i nënshtrohen testimit. Bëhet edhe testimi dhe në fund vendosen në punë ata më “elifimatrakët” dhe nuk vendosen ata që kanë siguruar maksimumin e pikëve! Për këtë sistem që kemi sot, dijet dhe kultura janë ato të “raftit të fundit”. Ka, siç edhe e theksova, shumë dijetarë profesorë e shkencëtarë të nderuar, por ata qëndrojnë “në hije”! Ata kanë bërë edhe studime, shkrimtarët kanë shkruar edhe libra, kanë shkruar ç’të them unë edhe monografi, etj., etj., por këto kanë mbetur në “Desktopët” e Kompjuterave, sepse nuk kanë për t’i botuar. Sot, koha është që ose të kesh kokën “plot” ose të kesh xhepat plot. “Xhepat” plot i shohin të gjithë, kurse kokën “plot” askush nuk e sheh sepse të gjithë e kanë kokën njësoj! Ata me kokën plot janë më të keqpaguarit dhe marrin një pagë sa për të thënë. Ai që vë në funksion trurin, që bën gjëra të dobishme për shoqërinë, merr një pagë sa për të mbajtur shpirtin gjallë.

Edhe ata që punësohen në dogana, tatime, hipoteka etj., nuk i zilepsen shumë pagës që marrin, por asaj që vjedhin, sepse pagën e kanë të “siguruar” dhe e ardhura kryesore, është ajo që vjedhin. Shikoni se si ata që punësohen në një vend pune, kur ende pa u ulur në vendin e punës arrestohen për korrupsion apo shpërdorim detyre. As më shumë e as më pak, ky sistem i trajton intelektualët e aftë e të ditur, trurin në përgjithësi, ashtu si i trajton ai shitësi librat që shet nëpër rrugë e trotuare. Libra të vjetër e të rinj, mbushin trotuaret dhe askush nuk i afrohet. Ç’të bëjë shitësi i tyre. Ai qëndron diku larg dhe sheh me bishtin e syrit se mos ndonjë “i çmendur” afrohet për të blerë ndonjë libër. Edhe kur ndonjë i tillë afrohet shitësi ja jep atë me një gjysmë çmimi apo edhe më pak akoma sa për të nxjerrë bukën e ditës. Kështu edhe shteti i sheh nga “larg” dhe i “shet” intelektualët e ditur me një “pagë” qesharake, pavarësisht nga vlerat që ata kanë, sepse këta “nuk na bëjnë ndonjë gjë të madhe”! /Nga Pandeli BARDHI