Dy persona kanë humbur jetën nga përplasja e një avioni në pistën e Aeroportit Greenville, në Karolinën e Jugut.
Imazhet dramatike, e marra nga kamerat e aeroportit, tregojnë se si aeroplani është ndarë në dy pjesë vetëm pak momente pas rënies.
Mediat lokale kanë njoftuar se në bord ishin katër persona, dy ekuipazh dhe dy pasagjerë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikjes, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga avioni.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në këtë tragjedi ajrore.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur ngjarjen.