osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Irini Qirjako: Kam lindur me polifoninë që në barkun e nënës

Irini Qirjako: Kam lindur me polifoninë që në barkun e nënës

Intervistë me këngëtaren Irini Qirjako

“Ajo është një nga emrat e shquar të këngës popullore e veçanërisht asaj polifonike,   me një karrierë të gjatë prej më shumë se tre dekadash, nga zërat e artë të AKVP, një artiste dhe veprimtare e shquar. Kënga polifonike “Këngët e atdheut tim, janë ilaç janë shërim” të Lefter Çipës, mbetet një nga këngët e saj më të dashura, një himn, të cilin e këndon herë pas here e që zbukuron gjerdanin e artë të perlave që kjo artiste e shquar ka kënduar në vite në shumë skena të vendit e në botë.
Për Irinin kjo këngë gjithmonë qëndron e freskët dhe gjithë jetën, sa të jetë shqiptarizmi, sepse është një këngë shumë  e freskët dhe kurrë s’ka për të dalë në plan të dytë. Në planet e saj të ardhme mbeten viodioklipe e albume, pa llogaritur koncerte e pjesëmarrje në shumë veprimtari brenda e jashtë vendit.

–    Ju keni shumë vite në skenën shqiptare (mbi 3 dekada), për ju gjatë këtyre viteve cila është arritja juaj më e madhe që do ta veçonit? Kënga juaj më e arrirë?
E para, faleminderit shumë për intervistën. Unë kam shumë këngë, kaq të bukura, kaq të dashura për mua që nuk mund t’i veçoj, si puna e nënës që ka shumë fëmijë dhe nuk di kë të veçojë, të gjithë i ka bërë me dhimbje, me dashuri, me përkushtim, por në jetën time kënga që do ngelet për mua këngë himn është kënga polifonike “Këngët e atdheut tim, janë ilaç janë shërim” të të mrekullueshmit, të madhit Lefter Çipa, ku ai ndoshta ka qenë dhe frymëzuesi që unë t’i hyj gjinisë së këngës polifonike, edhe pse unë kam lindur me polifoninë që në barkun e nënës. Kam qenë akoma e vogël dhe dëgjoja këngët e tij, kur bëheshin këto festivalet në Sarandë dhe shkoja dhe e shikoja, më çonin prindërit dhe e shikoja, dhe unë, nuk e di, mrekullohesha nga tekstet që bënte Lefteri dhe nga ndërtimi melodik i këngëve, sepse ai bëri një revolucion në këngën Piluriote dhe kjo ka qenë kënga ime më e dashur. Me këtë këngë kam dalë dhe në skenë për herë të parë, dhe më kujtohet kur kam dalë në skenë, atëherë ka qenë një dekadë maji, ku ndodhej edhe E. Hoxha, së bashku me gjithë buronë  politike, komitetin qendror. E mbaj mend që kam pasur duartrokitje të stuhishme dhe më kthenin që ta përsërisja këngën dhe mua ma ra si të fikët nga emocionet sepse ishte dalja e parë e imja. Dhe përsëri ridola, dhe kjo këngë për mua është një himn i këngës polifonike shqiptare.

Çfarë ka të veçantë dhe pse ju e doni kaq shumë?
E para, që nga titulli është shumë titull domethënës, një titull shumë patriotik, atdhetar, më dashuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për eposin shqiptar, për lirikën shqiptare, për këngët shqiptare. Thotë: “Këngët e atdheut tim, janë ilaç janë shërim”, domethënë kudo që të jenë shqiptarët, si në Shqipëri, si jashtë shtetit me emigracion të vjetër dhe emigracion të ri, këngët e atdheut, me të vërtetë kur shkojmë ne kur japim spektakle, koncerte, ato janë një ilaç, një shërim për shpirtrat e tyre, të përvëluar dhe të malluar për Shqipërinë.

Më flisni pak për realizimin e kësaj kënge dhe bashkëpunimin?
Këtë këngë ne e kemi marrë të mirëfilltë nga populli, nga Lefter Çipa që u këndua për herë të parë nga Piluri, dhe ne kemi pasur një dirigjent të shquar Xhemal Lacin, i cili punonte me një dashuri të madhe tek të gjitha këngët, nga të gjitha trevat shqiptare  dhe sidomos për mua që unë përfaqësoja polifoninë, unë ndjeja dashurinë dhe mallin që kishte ai për këngën polifonike dhe ai e spikati sa kishte dalë në festival kjo këngë, ai e spikati këtë këngën menjëherë dhe e pëlqeu jashtëzakonisht shumë dhe e vuri posaçërisht dhe e kam kënduar unë me Hysni Zelën, domethënë një strofë e merrja unë, një strofë Hysni Zela dhe ai e pruri në një prurje pak më të re, më profesionale dhe ne menduam se si do të reagonte spektatori, por që me daljen e parë mënyra e interpretimit tonë ka qenë shumë e suksesshme në publik dhe ishte një testim në atë dekadë maji, për këtë këngë. Madje jugorët vetë e kanë vlerësuar jashtëzakonisht këtë lloj interpretimi. Gjithsesi unë jam nga jugu dhe karakterin e kam të lindur nga prindërit e mi. Ne më këngë polifonike jemi rritur dhe lindur, por këtu në ansambël duhej kënduar në mënyrë më profesionale, në mënyrë më të kontrolluar, jo ekzaltime, por e kënduar profesionalisht, artistikisht bukur, melodikisht bukur, gjithë shtrirje vokale shumë të bukur. Me një fjalë Xhemal Laci ka punuar me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, që nuk përsëritet më Xhemal Laci, nuk vinë më kështu njerëzish, sepse ai nuk jeton.

A është vlerësuar me çmime kjo këngë dhe ku ka qenë pjesëmarrëse?
Këtu ku e kemi interpretuar ne ka qenë dekadë maji dhe kjo ka marrë çmim të parë, interpretimi i kësaj kënge. Nga të gjithë ato trupa artistike që kanë qenë në ato vite, ku gara ishte shumë e madhe dhe e fuqishme kjo këngë ishte në piedestal.

Ju pëlqen të eksperimentoni apo të mbeteni brenda lëkurës së të njëjtës rrymë muzikore?
Mua më pëlqen dhe të eksperimentoj dhe do të thosha, unë para se t’i hyja këngës polifonike këtu në Ansambël, unë kur kam qenë studente në Akademinë e Arteve dhe ne Lice unë kam marrë pjesë në ato anketat mujore që bënte Radio Tirana. Edhe aty ishin këngët e lehta të Naim Veizit, të disa kompozitorëve dhe debutoja me shumë sukses. Siç duket kënga polifonike është thellë në genet e mia dhe ajo dominoi mbi gjithçka. Por do të thosha që dhe në albumet e mia unë kam provuar të këndoj edhe këngë veriu sepse ne jemi edukuar këtu në ansambël, një jetë e tërë, një shkollë të madhe ka bërë Xhemal Laci këtu, që na ka edukuar, që ti njohim të gjithë trevat dhe ti këndojmë, por kam bërë dhe baladë. Në një album, për kënaqësinë time, me kompozitorin Edmond Zhulali me të cilin unë bashkëpunoj, të gjitha albumet i kam bërë me kompozitorin e shquar Edmond Zhulali dhe më ka kompozuar një baladë dashurie, dashuri me dhimbje, me pikëllim, dhe kush ma ka dëgjuar atë thotë  “Uua Irini, dhe kështu këndon ti?!” domethënë që kam provuar dhe jam e bindur që dhe aty unë shkëlqej por nuk dua të hallakatem shumë sepse mua spektatori më njeh dhe më do në këtë që jam, dhe ndonjëherë kur do të bësh shumë, shumë, shumë pastaj nuk bën asgjë që është kryesore. Por për të provuar provoj dhe prapë do të bëj një album tjetër dhe Edmondi do të krijojë diçka tjetër, thjesht për kënaqësinë time dhe të publikut.

A i riktheheni herë pas here kësaj kënge dhe a e ndjeni se nuk mund ti shpëtoni dot?
Ajo është e padiskutueshme. Unë kur kam koncerte jashtë shtetit ose këtu, kur janë përvjetorë ose festa kombëtare, kjo këngë është e para që e këndoj. Gjithmonë qëndron e freskët, dhe gjithë jetën, sa të jetë Shqiptarizmi, kjo do të jetë këngë shumë  e freskët dhe kurrë s’ka për të dalë në plan të dytë.

Dhe së fundmi, cilat janë planet tuaja më të afërta?
Planet e mia për atë ardhmen, unë kam bërë dy albume polifonike, kam 2 vjet që kam mbaruar incizimet. Si CD kanë dalë në treg në shitje, janë shumë të bukura, janë dy albumet e fundit ndërmjet albumeve të tjera dhe unë sa të hapet pak koha do bëj 20 videoklipet. Kënga polifonike, ju e dini që mbrohet nga UNESCO, është thesar botëror që ruhet me kaq përkushtim nga UNESCO, dhe unë dua që ti le vendit tim, këto këngë që janë brilante, që janë të mrekullueshme. Ndoshta kam frikë që në një periudhë kohe të largët dhe ndoshta mos humbasin nga ky globalizmi. Fëmijët kanë ikur nëpër kurbete, në fshat kanë ngelur pleqtë edhe kjo është frikë. Unë dua ti lë këto thesare të vendit tim, të polifonisë Shqiptare, dua që të ngelen në fondin e kulturës shqiptare dhe pastaj këto bëhen dhe botërore, sepse unë kam bërë albume dhe në Paris, kam bërë dy albume polifonike dhe ato janë shpërndarë në gjithë globin, në gjuhën shqipe dhe aty ka qenë dhe kënga “Këngët e atdheut tim”.