Guzhina e traditës së Elbasanit është një ndër krenaritë e këtij qyteti të lashtë që në fillim shekullin 19-të do të cilësohej ndër qytetet më të pasura të Shqipërisë.
Në Elbasan jetohej mirë dhe sidomos ushqimi ishte një pjesë e rëndësishme për të cilin elbasanasit kishin dobësi duke ndjekur me fanatizëm kuzhinën turke me pak gatime të përcjella në kohë brez pas brezi. Ende banorët e këtij qyteti kujtojnë me nostalgji.
Aleks Josifi i njohur me emri Leksi Vini e ka përshkruar me bejte një iftar të shtruar nga një anëtar i parisë së qytetit në vitet 30-të të shekullit 20-të. Vini ka përshkuar të gjithë gjellërat dhe ëmbëlsirat që gatuanin elbasanasit në atë periudhë due përshkruar edhe shijen e tyre.
Ai përshkruan mes vargjeve dhe artin e të gatuarit, specialistet i elbasanllinjve që e trashëgojnë brez pas brezi. Edhe pse një kuzhinë e ndikimit turk, gatimet marrin vlera të veçanta pasi disa prej tyre janë unike dhe gatuhen vetëm në Elbasan.
1.Pitet/ ke Lush Piçi jan’ me nâm’.
Çorba/ fërgohet me tëlyn e jo me dhjâm’.
2.Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj,
të çelin miden’ kur i fut në goj’.
3.Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fâm’,
të bâme me ve’ , s’mbesin nër’ dhâm’.
4.Dhe paça/ gjellë e mirë që nuk të velit.
Dhe tava me pestil/, me ynyrë’, nuk të mërzit.
5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fërgu’/,
gjell’ të mira, të lehta…për t’u lëvdu’.
6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.
Dhe tava me bamje/ të kënaq.
7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.
Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhër/.
8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/.
Dhe bumari me speca Stamolli’/, për t’u lëvdu’.
9.Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/,
të lehta janë në verë, për çdo njeri.
10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk përjashtohet;
Dhe djathi i njomë/, e kaçkavall/ lavdërohet.
11.Në daç’ me bâ mish dashi me kos/.
Gjel deti me dollëm/, byrek – koros/.
12.Keq nuk bâhet nji spahi-byrek/,
Laknuri me kos/, në furr’, i mir’, e i pjek’.
13.Âsht nji mal i bukur mush’ me bor’,
kabuni me rrush të thatë/, ta shemësh’ me dor’.
14. Dhe mishi me lakna/ që âsht tue ardh’.
Dhe biba e patës, – shumë e mirë – me lâng të bardhë/.
15.Dhe joprakët me kos/, të mirë jan’.
Dhe llahanâtë që bâhen me mish e me uthull/ të sha’ s’kanë.
16.Dhe dhallturi/ derdhun në tëlyn’.
Dhe ballakumet/, me revani/,
të mira jan’ për çdo njeri.
17.Dhe kadaifi me qumësh’ e me arra/ në goj’ njit’,
lum’ barku kur i ka përdit’.
18.Dhe laknuri me qumësh’/ me djathë/ e me mish/,
me spinaq/ e me të tjera, … i mirë ish’.
19.Në daç’ me bâ mish qingji-tavë me kos/;
I mirë âsht edhe me qepë e me majdanos/.
20.Ç’âsht nji gjâ që dridhet nër’ dur’
Âsht sultjashi/, me qumështur/.
21.Lloj-lloj reçeli/, dhe tollumat me kajmak/,
nuk dun’ përtyp, shkojn’ vet’ në bark.
22.Kto’ dy sende që i ka barku ilaç,
Mâ mirë: bakllavaja/, me gjylaç’/.
23.Mjaft mâ me kto’ gjellë që na bânë bejan’,
âsht nji tas me hoshaf/ që i ngre’ njerzit’ në kâm’.
24.Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer,
ku i thotë njerzve’: – dilni në der’ ! -.
25.Për ktë’ yftar që na thirre, me kaq të mira plot:
Daim! Qofsh “der’ çelë” dhe festofsh për çdo mot !/Konica.al/