Lulzim Basha tha se e ka shumë të lehtë ta pushtoj me dhunë kryeministrinë me 10 mijë militantë.
I ftuar në emisonin “Të paekspozuarit” Bash tha se nuk e bën këtë gjë pasi sipas tij do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti
Pjesë nga debati
Lulzim Basha: Alternativa janë, si realizohet është diçka tjetër. Hajde çohuni, ti i pari Fatos me Andin unë në krahun tuaj. Kur del popullit atje është ndryshim me forcën e sovranit.
Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë.
Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën.
Andi Bushati: Nuk iu kërkoi njeri të bëni revolucion, as të bëni heroin. Të bëni detyrën tuaj.
Ç’kuptim ka anëtarët e këshillit bashkiak të qëndrojnë në këshill. Ç’kuptim ka që deputetët e opozitës të rrinë në parlament. Ju jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë që këtu ka akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni.
Lulzim Basha: Ma shpjego.
Andi Bushati: Tërheqje nga këshillat bashkiak, tërheqje nga parlamenti.
Ata thonë që me të njëjtët oligarkë që ndan paratë Rama i ndan dhe Luli.
Lulzim Basha: Asnjëherë, kurrë. S’kam qenë kurrë i ulur me kriminelë. Kam qenë nën presionin e tyre për 4 vjet si kryetar bashkia por nuk kam qenë me ta.
Andi Bushati: Braktisje e një sistemi që të mos bëni më fasadën.
Lulzim Basha: E vetmja negociatë me Edi Ramën është largimi i tij.