osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Denoncimi i fortë i gazetarit Artan Hoxha: Jam kërcënuar unë dhe familja ime, nga e njëjta dorë

Denoncimi i fortë i gazetarit Artan Hoxha: Jam kërcënuar unë dhe familja ime, nga e njëjta dorë

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga, teksa po shpjegonte bisedat e ish-oficerit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se është i kërcënuar. Hoxha ka thënë se që prej ditës së djeshme familjes së tij i janë dërguar mesazhe kërcënuese në Facebook.

Gazetari ka treguar se kërcënimet janë të njëjta dhe vijnë nga e njëjti person. Gazetari tha se ish-kryeministri Sali Berisha, është i pari që sulmon dhe akuzon mediet dhe gazetarin personalisht, duke mos lejuar që të ketë një mbrojtje për gazetarët.

“Jam kërcënuar, familja ime që prej ditës së djeshme është nën panikun e kërcënimit. Familja ime është kërcënuar me mesazhe në Facebook. Por mua nuk më është përgjigjur shteti. I kam denoncuar me emra dhe mbiemra. Unë denoncoj me emra, jo si qytetari dixhital. Jetoj në një shtëpi 56 metra katrorë. Pse s’di unë të shkoj të kërkoj azil, po dinë këta që duan të rrëzojnë Edi Ramën nga azili.

Prandaj thashë se tek ai muri i ministrisë ku protestojnë artistët për Teatrin janë 252 yje, dëshmorë të atdheut që kanë dhënë gjakun në luftë me krimin. Krimi nuk luftohet duke kërcënuar mua në Facebook.

Jam kërcënuar dhe dora dallohet është e njëjta mendje dhe i njëjti tru. Kujt t’i ankohem unë kur Berisha më ka kushtuar 6 statuse duke më akuzuar për banda, krim dhe vrasje. Ai e bën haptazi dhe publikisht. Kur unë dal dhe them që në 2015-ën se është mbjellë drogë. Unë që jam denoncuesi, akuzohem se kam vrarë. Ky që ka xhenazen tek dera. Si të ruhemi ne nga militantët partiakë, majtas dhe djathtas.”