Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në studion e “Open”, deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë në asnjë komisariat dhe se marrëdhënia e tij me deputetin Rraja është e njëjta marrëdhenie që ka me të gjithë deputetë e tjerë.
Gjatë emisionit “Open”, Balla është shprehur se Lulzim Balla duhet të dalë dhe t’i kërkoj falje për ngjarjen, në të cilën e ka përfshirë.
Balla:“Unë jam shumë i pakënaqur nga prokuroria e Krujës dhe me këtë rast i bëj thirrje prokurores së Krujës që të vijojë hetimet lidhur me këtë çështje. Në fund të kësaj historie a ka burrëri Lulzim Basha të dalë e të kërkojë falje që po më përfshin në një histori me të cilën s’kam asnjë lidhje. Unë kam bërë sot një kallëzim penal, i cili nëse rezulton i rremë, unë dënohem me burg.”