Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur Acapulco të Meksikës ku marinsat pasi kanë rrethuar selinë e policisë kanë çarmatosur 700 policë të cilët dyshohën se kanë lidhje me grupet kriminale.
Tani do të jetë Policia Federale dhe Ushtria që do të patrullojnë qytetin e sunduar nga mafia. Acapulco u bë i famshëm si një destinacion për të pasurit dhe të famshëm në vitet 1950 dhe 1960, por që atëherë është bërë një pikë e nxehtë për trafikimin e drogës dhe ka një shkallë të lartë të vrasjeve.
Marinsat, policia shtetërore dhe federale u vendosën në një operacion masiv të martën. Ata rrethuan selinë e policisë komunale të Acapulco dhe formuan një kordon të sigurisë rreth ndërtesës, shkruan BBC.
Pastaj ata u zhvendosën në selinë qendrore dhe çarmatosën qindra oficerë dhe kapën municionet e tyre, xhaketat anti-plumbash dhe radiot.
Ata gjithashtu arrestuan dy komandantë të policisë me dyshim për vrasje. Shefi i policisë së autostradës Acapulco u arrestua gjithashtu pasi u gjet të mbante armë të palicencuara.
E gjithë forca e policisë bashkiake dhe shefi i saj, Max Lorenzo Sedano, janë nën hetim. Të gjithë oficerët do t’i nënshtrohen një “test të besimit” dhe do të merren në pyetje lidhje të mundshme me bandat kriminale.
Policimi do të kryhej nga policia e shtetit deri në përfundimin e hetimeve, tha një zyrtar shtetëror Guerrero.
Bastisja erdhi pasi zyrtarët shtetërorë vunë re një rritje të krimit në Acapulco dhe “një mungesë veprimi nga policia për t’u marrë me të”.
Vitin e kaluar, shkalla e vrasjeve në qytet u rrit në 106 vrasje për 100,000 banorë, një nga më të lartat në botë.
Vendasit në Acapulco janë ankuar për rritjen e dhunës. (B.H/Faxweb)