Kjo që shihni në foton kryesore është Eni Llalla, vajza e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla, 19 vjeçe. Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.” Eni prej disa kohesh e ndan jetën e saj mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, mes shkollës dhe Bllokut në Tiranë.Vetëm tre nga elementet e veshjeve të saj kushtojnë 4 000 euro. Çanta që shihni mbi tavolinë është e firmës “Celine” dhe kushton as më pak e as më shumë por 2 450 euro. Ose e përllogaritur ndryshe sa paga vjetore e bashkëshortes së ish- kryeprokurorit.
Ndërsa xhaketa që ajo mban veshur është e firmës “Moschino” dhe kushton 817 euro, ose sa paga mujore e ish-kryeprokurorit.Po ashtu, atletet që mban veshur, janë të firmës “Balenciaga” dhe kushtojnë 445 euro, ose sa paga mujore e bashkëshortes se ish-kryeprokurorit.Këtu nuk po llogaritim çmimin e orës, syzeve dhe aksesorëve të tjerë, e as celularët iPhone. Por, me një përllogaritje të rrumbullakosur, vetëm kjo e ulur e vajzës së Adriatik Llallës kushton rreth 10 mijë euro.