CNA. al prej ditësh ka publikuar fakte të pakontestueshme për kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi, për akuzat dhe dyshimet për evasion fiskal.
Konkretisht kompania “Landmark Communication” në pronësi të Erion Isufit, por që menaxhohet edhe nga gruaja e kryedemokratit, Aurela Basha rezulton se në vitin 2017 kishte një xhiro prej 2 miliardë lekësh, ndërsa në shtet deklaronte vetëm 46 milionë lekë të vjetra. Rritje qarkullimi në vitet e qeverisjes së Ramës, por edhe ulje ekstreme fitimi.
Lajmi mori dhenë, edhe vet Basha reagoi e mohoi si zakonisht gjithcka, por sfidoi hapur Ramën duke i kërkuar që të hetojë për çdo akuzë, duke qenë se prej 5 vitesh ka të gjitha pushtetet.
Rama jo vetëm nuk ka reaguar, por edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbyllur sy e veshë për këtë rast.
Dyshimet për evazion fiskal ditën për diell të kompanisë së kunatit, nuk e kanë shqetësuar aspak Ahmetajn dhe tatimet.
Ministri i Rilindjes, Arben Ahmetaj duhet të kryejë një kontroll të mejëhershëm në këtë kompani që shqiptarët të marrin vesh të vërtetën, por dhe vetë Luli e kunati të flenë të qetë.
Ajo që duhet parë mirë dhe që tatimet duhet të japin një shpjegim të detajuar është se përse kompania e kunatit të Bashës ka një marxh fitimi prej vetëm 2%, ndërsa për të njëjtat kompani që operojnë në treg në fushën e marketingut marxhi i fitimit është nga 7% minimalja deri në 20%.
Pse ministri Arben Ahmetaj hesht dhe bën avokatin e Lulit përballë këtij skandali të madh?
Shqiptarëve po ju venë gjoba marramendëse për një kupon tatimor të palëshuar, vlera e të cilit mund të shkojë vetëm 1 mijë lekë të vjetra, ndërsa për këtë rast shteti mbyll sytë.