Kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi ka hedhur poshtë pretendimet e oficerit të Krujës Emiljano Nuhu i cili tha se ishte kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i kreut të bashkisë Krujë, sikur kihstë qën atë ditë në komisariat.
Në një prononcim për News24, Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për këtë kërkon të publikohen pamjet e komisariatit për ta vërtetuar.
“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë.
As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .
Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat.
Berisha shkruajti një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”- thotë Artur Bushu.