Paul Pogba, mesfushor i Manchester United, ka publikuar një video të tij teksa bën shaka me shokët e tij të skuadrës Andreas Pereira dhe Luke Shaw.
Problemi është që të tre gjenden në tribunë teksa skuadra e tyre po luante në fushë. Të kuqtë po humbnin kundër Derby Country dhe në fund janë eliminuar nga Carabao Cup.
Episodi ka ngjallur shumë kritika në rrjetet sociale dhe lojtari është akuzuar nga tifozët që nuk është aspak i ndjeshëm me fanellën që ai mban.
Ai ishte në qendër të polemikave pas deklaratave të trajnerit Jose Mourinho: ’Pogba nuk përfaqëson atë që një kapiten duhet të jetë për United dhe klubi është më i rëndësishëm se vetë individi’, ka thënë Mourinho. /BW