Ndërsa prezantoi politikën e re sociale për buxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të ndjekësve të tij në facebook. Një ndër to ishte edhe Alma, e cila ndërsa fliste për ikjet e shqiptarëve nga vendi, e quajti kryeministrin një diktator borgjez.
Në përgjigjen e tij Rama tha se kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.
“Së pari cështja e atyre që dalin ikin vijnë është cështje e kohës dhe e lirisë. E lirisë për të lëvizur, nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës jemi një vend i lirë dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes, nëse shqiptarët kërkojnë azil politik, kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-sëdhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.
Po sa për ikjet në numër, po them vetëm kaq që nga Kroacia, nëj vend më i zhvilluar, anëtar i BE kanë ikur në një vit më shumë se sa nga Shqipëria.
Shifrat e ikjeve janë propaganda, ikën 500 mijë, 1 milionë, 200 milionë, janë propagandë në këto vite. Kanë ikur më shumë se kanë ardhur. Vijnë dhe ikin, ikin dhe vijnë kjo është koha në të cilën jetojmë, njerëzve s ka fuqi në tokë t’ja u bëjë Shqipërinë Gjermani. Ajo që na takon është të shohim përpara. Nuk mjafton e sotmja për të konkuruar askënd, por nesër po, sepse sot po i bëjmë reformat e munguara.” – deklaroi Rama