osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHËNIM/ Kupola e korruptuar e futbollit shqiptar dhe roli i drejtuesve të lartë të UEFA-s në mbrojtjen e Armando Dukës

SHËNIM/ Kupola e korruptuar e futbollit shqiptar dhe roli i drejtuesve të lartë të UEFA-s në mbrojtjen e Armando Dukës

Futbolli shqiptar është përfshirë në një valë skandalesh të rënda në këto javë pasi klubi i Skënderbeut dyshohet se ka trukuar mbi 50 ndeshje, duke nisur që nga kampionati shqiptar, sfidat miqësore dhe takimet në kualifikueset europiane si “Uefa Champions League” dhe “Europa League”.

Të gjitha këto trukime që ky klub ka kryer janë zbuluar pas investigimeve që kanë bërë dy Inspektorët e UEFA-s të cilët kanë kërkuar që Skënderbeu të mos ketë të drejtë të marrë pjesë në Kupat e Europës për 10 vite dhe të dënohet me 1 milion euro gjobë.

Kjo është padyshim një nga ngjarjet më tronditëse te futbollin shqiptar ku jemi përballë një fakti se si një klub futbolli ka thyer çdo rekord duke trukuar mbi 50 ndeshje, dhe të përfshirë në këtë skandal janë dhe emrat e financuesve të kësaj skuadre.

E gjithë kjo akuzë e dy inspektorëve të UEFA-s është bërë në datën 7 shkurt 2018, në ditën kur në vendin tonë po mbahej Asambleja zgjedhore e FSHF-së.

Në atë Asamble që u pa qartë që ishte një farsë, ishte i pranishëm dhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis.

Z. Surkis mbërriti disa ditë më parë në Tiranë dhe një natë para zgjedhjeve preferoi të flinte në Hotelin ku do të zhvilloheshin zgjedhjen në Durres, ku i pranishem ka qenë dhe Armando Duka duke ngritur shumë pikëpyetje.

Grigori Surkis i cili është një ish politikan në Ukraninë dhe që gjithashtu ka një mori akuzash për shkak të abuzimit të fondeve, përfshirje në korrupsion ku i është ndalur dhe viza për në SHBA, mbajti një fjalim tërësisht tendicioz kundër rivalit të Dukës duke i dhënë këtij të fundit një mbështetje të turpshme me argumentin se kandidati alternativ kishte mbeshtetje poltike.

Ndërkohë që Duka kishte po aq mbështetje politike duke dalë dhe me përfaqësues të forcave politike për të bërë fushatë dhe që Z. Sukris nuk e përmendi fare.

Pozicioni i lartë i përfaqësuesit të UEFA-s të lë të kuptosh se kjo mbështetje mund të vijë nga kreu më i lartë i këtij institucioni dhe tek kjo ka ndikim kjo kupolë e korruptuar e futbollit shqiptar, të cilët i kanë shtrirë tentakulat deri në këto institucione për të bërë të mundur fshehjen e këtyre skandaleve që janë tepër të rënda.

Armando Duka është akuzuar shpesh nga klube dhe në media për keqmenaxhim të fondeve, duke nisur që nga fondi i solidaritetit, projekti “Grassroots” etj, si dhe për konflikte interesi dhe anësi për klube të caktuara në Shqipëri.

Pyetja që ngrihet pas gjithë këtyre abuzimeve është, se si ka mundësi që UEFA nuk ka investiguar mbi këto abuzime sidomos kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e fondeve te saj.

Si ka mundësi të mos e vëri re se kompani të Armando Dukës janë sponsor të Skënderbeut dhe Kombërares?

A nuk është kjo një shprehje e mbrojtjes që Duka gjen tek drejtuesit e lartë të UEFA-s.

Raporti i inspektoreve te UEFA-s për Skenderbeun me 93 faqe përbën një investigim shumë të hollësishëm dhe profesional që në fillimet e krijimit të “projektit“ Skënderbeu dhe ecurisë së mëtejeshme të tij, ku aty janë shpjeguar lidhje dhe kontribute të shumë personave, financuesve dhe faktorëve të tjerë në Shqipëri.

Por, si ka mundësi që në këtë raport nuk është prekur roli thelbesor i Dukës në gjithë këtë histori?

Si nuk është përmendur që sponsori i përgjithshem i Skënderbeut është një kompani në pronësi të Dukës?

Kjo s’mund të jetë e rastësishme…

Tani, UEFA duhet të di qartë se këta janë personat që e kane zhytur futbollin shqiptar në një institucion mafioz. Janë persona që nuk kanë ardhur për ti shërbyer me pastërti këtij sporti dhe kanë bërë një mëkat të pafalshëm duke na dhuruar një futboll të trukuar vetëm e vetëm që të përfitonin këto para të pista.

UEFA duhet të marri masa drastike për këtë kupolë të korruptuar dhe duhet të vi e të shoh nga afër se në çfarë gjendje e ka kantandisur kjo Federatë kete sport.

UEFA duhet të na tregojë që është për një futboll “fair play” dhe jo të bëhet palë me këta individë që janë mësuar që ti bëjnë gjithnjë gjërat në prapaskenë.

UEFA duhet ti bëjë shembull për të na vërtetuar që të besojmë te futbolli i pastër, pasi në të kundërt do të na linin të kuptonin se dhe ai institucion nuk është më i pastër se FSHF-ja jonë./TemA