Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur një nga ikonat e ekranit shqiptar, spiker dhe regjisori, Roland Roshi.
Rreth orës 20:00, Roshi ndërroi jetë në vendin e punës, Radio-Televizionin shqiptar.
Ngushllime familjes Roshi dhe të gjithë kolegëve të Radiotelevizionit Shqiptar.
Dhimiter Gjoka: E pabesueshme. Eshte ndare nga jeta krejt papritur kolegu yne regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushellime familjes dhe njerezve te dashur te tij.
Defrim Methasani: Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!
Nermin Spahiu: Lajm i tmerrshem. Na iku shume shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folesi i Radio Televizionit Shqiptar ROLAND ROSHI.Ishte ne pune, teksa ndodhi gjema.Njeri qe vetem dinte te falte dashuri e te sillte te qeshura, ndaj iku pa bezdisur askend, pa i renduar askujt.Do na mungojne batutat e tua LANDI.Te qofte i lehte dheu mik i dashur.Homazhet, neser 27 shtator, ora 12.00 tek Holli i RTSH-se.