Nga Eduard Zaloshnja
Në daljen e tij të fundit në një studio televizive (ka dalë në dhjetëra të tilla qysh kur u bë kryeministër), Edi Rama i sfidoi mediat që ato të zhvillojnë sondazhe; sepse, sipas tij, sondazhet do të tregojnë se PS-ja merr sot më shumë mandate nga sa mori vjet (vjet mori 74 mandate nga 140 gjithsej).
Nuk e di se në ç’sondazh e ka bazuar kryeministri këtë përfundim, por nga sondazhet që kam zhvilluar (disa edhe publikuar) periodikisht, më rezulton se raporti i votave mes PS-së dhe partive të tjera (të marra të gjitha së bashku), ka qenë pak a shumë i barabartë kohët e fundit (luhatjet nga sondazhi në sondazh kanë qenë brenda marzhit të gabimit statistikor).
Por mos të harrojmë se vjet, PS-ja sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së (rezultatin real mund ta dijë vetëm i madhi zot në zgjedhjet shqiptare), mori vetëm 48.5% të votave. Dhe, për më tepër, partitë e ndryshme vjet garuan secila më vete. Në qoftë se do të kishin garuar së bashku në një koalicion të madh paraelektoral, PS-ja nuk do të merrte dot më shumë se 69 mandate…
Thënë kjo, nuk e kuptoj pse Edi Rama është i sigurt që, po të zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja merr më shumë mandate se vjet. Mos ndoshta, ai ka bërë një marrëveshje me Lulzim Bashën (si vjet), që PD-ja të mos krijojë koalicion parazgjedhor me LSI-në (duke futur në listat e PD-së vetëm kryetarët e partive të vogla)? Apo mendon se duke përdorur forcën e pushtetit, do të jetë në gjendje t’i shtojë mandatet në zgjedhje e radhës?
Sido që të jetë e vërteta, duket se Edi Rama është i bindur se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që të zhvillohen ato, do të jetë në gjendje të sigurojë i vetëm mbi 70 mandate parlamentare (d.m.th., tepsinë). Dhe një ide e tillë në kokën e Edi Ramës, është e rrezikshme për vendin. Siç ishte ajo e Berishës pas 2009-ës…
Në zgjedhjet e 2009-ës, partitë e djathta morën 48.5% të votave – aq sa mori PS-ja në 2017-ën, por falë sistemit zgjedhor dhe aleancës pas zgjedhore me LSI-në, Berisha siguroi 74 mandate në Kuvend. Në katër vitet që pasuan, Berisha qeverisi me një arrogancë që bazohej në bindjen se, sido që të rrotulloheshin ngjarjet, ai do t’i fitonte zgjedhjet pasardhëse. Këtë bindje ai ua përcolli edhe vartësve e përkrahësve të tij, gjë që solli dhe arrogancën e pushtetit, nga qendra deri thellë në bazë.
Se si përfundoi historia e arrogancës së mandatit të dytë të Berishës, e dimë të gjithë. Eventualisht, ai mori 1 milion shuplaka. Por ekziston mundësia që, eventualisht, edhe Edi Rama të marrë 1 milion shuplaka. Të mos harrojmë se në 2013-ën, shuplakat e LSI-së shkuan kundër Berishës, ndërsa tani mund të shkojnë kundër Edi Ramës.
Kur një kryeministër e ka të bazuar pushtetin në 48.5% të votës popullore, nuk duhet të tregohet arrogant. Dhe aq më tepër, vartësit e tij nuk duhet të ndihen të sigurt, se do të vazhdojnë të rrinë në