Ndër premtimet që kapërcejnë çdo imagjinatë dhe pamundësi për t’u realizuar, janë premtimet e dhëna nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në fushatën zgjedhore të vitit 2013, deklaroi liberalizim të vizave me Shtetet e Bashkuara brenda 4 viteve të ardhshme, premtim që rezulton i parealizuar.
Gjithashtu, po në këtë periudhë, Berisha premtoi ndërtimin e një centrali bërthamorë në Shkodër, por që nuk u realizua kurrë.
1. 2013 – “Do heqim vizat me SHBA”, – Premtim absurd pasi ky premtim nuk varet nga reforma e qeverisë shqiptare por nga vetë politika e SHBA-së.
2. 10 shkurt 2009 – Kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e një centrali bërthamorë në Shkodër, por që nuk u realizua kurrë.
3. 18 maj 2009 – “E vërteta është se janë mbjellë me subvencionim mbi 2 milion rrënjë ullinj në 4 muaj, sa asnjëherë më pare”. – Por kjo është e pamundur në aspektin kohorë pasi duhen 14 vjet që të mbjellësh këtë numër ullinjsh.