osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Goditja e “Peshqve të mëdhenj” të sistemit të Drejtësisë Gjoni-Simoni, do të shembte gjithë piramidën e korrupsionit në gjyqësor

Goditja e “Peshqve të mëdhenj” të sistemit të Drejtësisë Gjoni-Simoni, do të shembte gjithë piramidën e korrupsionit në gjyqësor

Dy “perëndorët” e drejtësisë së kalbur shqiptare, Gjin Gjoni dhe Sandër Simoni, vijojnë t’i shpëtojnë rrjetës së Vettingut. Edhe në listën e dytë të Vettingut, që ka nisur prej ditëve të para të muajit shtator, mungonin emrat e Gjonit dhe Simonit.

Dy “sheikët” e sistemit gjyqësor shqiptar gëzojnë pasuri në shifra të frikshme, por ende nuk janë në “listën e zezë” të SHBA-së dhe BE-së për t’u futur në skanerin e Vettingut. Me shumë gjasa, Gjoni dhe Simoni do të jenë pjesë e Vettingut në fazën tjetër, që do të zhvillohet gjatë vitit 2019. Goditja e dy “kokave” të drejtësisë së kalbur do të shembte gjithë piramidën e korrupsionit në gjyqësor.

Kontrolli do t’i fundoste të dy gjyqtarët, pasuria e të cilëve është vënë në rrugë të dyshimta. Këtë e ka vërtetuar raporti i ILDKP për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili rezulton të ketë një vilë 700 mijë euro me para të dyshimta.

18 konstatimet e ILDKPKI për pasurinë e Gjin Gjonit

1- Falsifikim i kontratës Nr. 384 rep., Nr. 139 kol, të dt. 20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt. 17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt. 22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5- Falsifikim të deklaratave No. 2604 Reg. dhe No. 2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Ëerner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr. 1416 Rep, Nr.167 Kol, dt. 24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

13- Falsifikim dokumentesh dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt. 0.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt. 23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarrjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

Nga ana tjetër, gjyqtari Sandër Simoni ka deklaruar në vitin 2014 të ardhura nga shtatë burime përfshirë edhe të ardhurat bashkëshortes. Në total pasuria e tij arrin përreth 30 milion lekë.

Ndërsa në vitin 2016, ka deklaruar 8 burime të ardhurash, duke llogaritur këtu edhe përfitimet  e bashkëshortes, por vërehet se ndryshe nga viti 2014, ka një rënie të vlerës së pasurisë që në total shkon rreth 23 milion lekë.

Vitin 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 699 425 lekë. Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 700 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në “Albania University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 151 200 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Marlin Barleti”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 47 630 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga Departamenti i Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si drejtuese projekti, 13 663 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti si notere publike, Dhoma e Noterisë Tiranë, 629 494 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e një automjeti “Mercedez Benz”, 500 000 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 597 100 lekë.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro, shlyer tërësisht në dhjetor 2014.

Viti 2016

Paga si kryetar gjykate, orët shtesë, paga e 13-të, në shumën 1.755.193 lekë. Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, eskpert pranë shkollës së magjistraturës, pranë Fakukultetit “Gjelogji-Miniera” në shumën 160.150 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog  i jashtëm në Albania University në shumën 70 592 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert-trjanues i projektit të anti-trafikimit të financuar nga Caritas në vlerën 310.660 lekë.

Të  ardhura nga honoraret si anëtar i komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë në shumën 34.000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare ligjore pranë organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë,  në shumën 14.595 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, zyrë noterie e bashkëshortes, në vlerën 40 493 lekë.

Të ardhura nga kontrata e shërbimit, Akademia Ndërkombëtare eparimeve të Nurembergut në shumën 500 euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.526.84 lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.233.792 lekë.