osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëj

T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëj

Nga Ardit Rada

Në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur përgjigja e laboratorit anglez sa i përket regjistrimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Të dhënat e para për mediat flasin për një rezultat aspak mbresëlënës. Më saktë, anglezët kanë dalë në përfundimin se materiali që u është dorëzuar ka prerje dhe ndërhyrje zërash. Ajo që pritej me kreshëri ishte nëse zëri i përket vëllait të ministrit të Brendshëm apo jo. Por edhe për këtë anglezët kanë dyshime në ekspertizën e dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ditën e sotme, opozita që kryesohet nga Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër dëshmi. Jo në nivelin e përgjimit, por një pretendim para kamerave të oficerit Emiljano Nuhu. Mes shumë pretendimeve, ish-efektivi i Fushë Krujës hedh edhe një sërë akuzash nga Taulant Ballës dhe Artur Bushit. Shtimi i akuzave, pas i ka dërguar një letër edhe krerëve të shtetit mbi ngjarjen, nuk ivjen aspak në ndihmë ndonjë hetimi konkret, përveçse shton dokumentet në dosjen e azil-kërkimit të Nuhut. Gjithësesi, loja që opozita ka zgjedhur të bëjë është e justifikuar. Së pari, sepse ajo nuk e pranon pavarësinë e organit të akuzës dhe kësisoj nuk ka përse t’i dorëzojë materialet atje. Së dyti, sepse qysh në vitin 2013, denoncimin e rasteve që edhe mund të jenë serioze, ia ka besuar Fejsbukut të Sali Berishës.

Për ta lidhur akuzën e sotme pikërisht me denoncimet e Berishës, ka një mospërputhje në kohë. Mjafton një kërkim në Google për të kuptuar se ngjarja mes djalit të deputetit Rrahman Rrahja dhe shtetases Xh.M është publikuar nga Berisha si e ndodhur në korrik 2018. Ndërsa Nuhu, ia faturon atë dhjetorit të vitit 2017. Që këtu nis dyshimi mbi vërtetësinë e deklaratave, sepse në ngjarje e treguar në dy kohë të ndryshme ose i vjen në shërbim Berishës në korrik, ose i duhet Nuhut që të ketë ndodhur në dhjetor.

Të kthehemi tek aspekti politik i ditës. Ardhja e përgjigjes së anglezëve për ‘Babalen’ sigurisht që ka vajtur më parë në PD sesa në media. Materiali i Nuhut i publikuar pikërisht sot, shton dyshimin se opozita po përpiqet t’i dalë të keqes para dhe të ngrejë një furtunë tjetër mediatike e politike. Raporti i laboratorit pritet të zbardhet në vijim dhe më pas agjencitë ligjzbatuese duhet të mbajnë fjalën që kanë paralajmëruar; Se nga kjo ngjarje nuk do të dalë njeri pa u “lagur”.

Politika duhet të mësohet se çdo gjë e ka një kufi. Në një demokraci ku jeta e shqiptarëve vështirësohet dita-ditës nga retorika e politikës, ka nevojë për pak qetësi. Për një ligj që ndalon shpifjen, për një ndëshkim të atyre që ua nxinë ekranin shqiptarëve me deklarata të neveritshme nga mëngjesi e deri në mëngjesin e ditës tjetër. Ky vend ka edhe gjëra të bukura për të treguar dhe nevoja më të mëdha. Opozita mund ta mbushë ditën, fjala bie, duke denoncuar moshën e lartë të daljes në pension. Sikundër qeveria mund të na i kursejë cicërimat në Twitter si përgjigje serioze ndaj opozitës. Sepse zullumi këputet duke u trashur…