Aktori Bill Cosby u dënua me 10 vjet burg pasi ka droguar për ta sulmuar më pas seksualisht një grua 14 vite më parë, pranë shtëpisë së saj.
Pavarësisht kërkesave që ai të lihej i lirë me kusht, edhe për shkak të moshës, Gjykatësi Steven O’Neill urdhëroi që ai të dërgohet menjëherë në burg.
Avokatët e 81-vjeçarit thanë se për shkak të moshës së tij të madhe dhe përkeqësimit të shëndetit nuk ka gjasa që ai të kryejë një krim tjetër, duke theksuar se akuzat më të fundit datojnë prej 2005-s.
Ai u dënua më parë këtë vit për tre akuza që lidheshin me sulme serioze pasi kishte droguar dhe sulmuar seksualisht Andrea Constand, në shtëpinë e tij në Pensilvani në 2004.
Konstand është një nga më shumë se 60 gra që kanë ngritur akuza të ngjashme kundër Bill Cosby, por e vetmja deri tani, akuzat e së cilës kanë çuar në një dënim e aktorit.