osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Laboratori anglez i jep përgjigje audiopërgjimit “Babale”: Nuk është origjinal, ka ndërhyrje!

Laboratori anglez i jep përgjigje audiopërgjimit “Babale”: Nuk është origjinal, ka ndërhyrje!

Ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë, përgjigja e laboratorit anglez në lidhje me ekspertizën e audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në materialin që është në fazën e përkthimit për t’ju dorëzuar Krimeve të Rënda, ekspertët anglezë thonë se nuk mund të shprehen me siguri të plotë lidhur me vërtetësinë e bisedës dhe personat e përfshirë në të.

Kjo pasi sipas tyre, materiali i dërguar për ekspertim nuk ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.

Mbërrin në Shqipëri ekspertiza e laboratorit anglez ku u dërgua së fundmi për tu ekspertuar biseda mes Albert Veliu i njohur ndryshe me emrin Babale dhe personit të supozuar si Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Burime për Ora News kanë bërë me dije se sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, materiali i dërguar nuk është origjinali, që pretendohet se është regjistruar në Vlorë, madje dhe regjistrimi nuk është i plotë.

Për këtë arsye, ekspertët në konkluzion rezervohen për të folur me 100% në lidhje me origjinalitetin e regjistrimit.

Burime nga hetimi thanë se ekspertët e huaj, kanë konstatuar, se në bisedën e transmetuar ka shkëputje dhe ndërhyrje të zërave.

Gjithashtu ekspertët janë shprehur me përqindje edhe mbi kërkesën për përputhshmërinë mes zërit të Agron Xhafaj dhe atij që është në përgjim.

Përgjigja e ekspertizës ndodhet ende në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi gjithë materiali është ende duke u përkthyer nga gjuha angleze.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme të pyetura nga Ora News dy ditët e fundit, nuk e mohuan mbërritjen e konkluzionit të ekspertizës nga Anglia, por as nuk e pohuan këtë fakt.

Krahas përgjigjes së mbërritur nga ekspertët e huaj organi i akuzës ka marrë edhe rezultatet e qelizave telefonike te personave të përfshirë përgjim, vendet ku janë ndodhur në momentet kur janë bërë bisedat dhe më pas hetuesit kanë bërë edhe kryqëzimin e këtyre të dhënave.

Pas nje analize të të gjitha fakteve pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të marrë vendimin për ecurinë e çështjes.

Madje mësohet se për këtë dosje mund të ketë dhe të ndaluar pas shqyrtimit të plotë të saj.

Audiopërgjimi i cili tronditi politikën u publikua nga Partia Demokratike disa muaj më parë.

Sipas PD-së, rasti ishte nje investigim i gazetarit Jetmir Olldashi i cili kishte hetuar trafikun e drogës duke përdorur si bashkëpunëtor Albert Veliun, i njohur ndryshe në Vlorë edhe me emrin Babale.

Sipas Olldashit, ai kishte degjiuar se vëllai i Ministrit të Brendshëm kishte lidhje me trafikun e drogës dhe për të provuar këtë kishte infiltruar Albert Veliun, i cili kishte patur më parë njohje me Agron (Geron) Xhafën.

Ai ka pretenduar se biseda është bërë në lokalin e Agron Xhafajt në Vlorë, ku ky i fundit kishte pranuar të ndihmonte Babalen për një ngarkesë kanabisi drejt Italisë.

E gjithe biseda është kundërshtuar menjeherë nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, i cili ka mohuar të ketë qenë ai në bisedë.

Agron Xhafaj bëri një kallzim në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që menjëherë u vetëdorëzua në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë atje ndaj tij.