Kryeministri Rama ka dhënë një tjetër lajm gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit 2019.
Ai ka deklaruar se 32 autoambulanca të reja do i shtohen flotës për të përmirësuar shërbimin e urgjencës.
Rama tha se shërbimi i urgjencës para katër viteve ishte inekzistent, ndërsa sot është ende problematik, por po transformohet.
Përveç një vëmendje të përqëndruar te të gjithë maternitetet dhe transformimi i shërbimeve presim të finalizojmë edhe fuqizimin e flotës së autoambulancave.
Sipas kryeministrit, 32 ambulanca të reja do të transformojnë shërbimin e urgjencës, ndërsa katër vite më parë ishte inekzistent.
Sot është një shërbim problematik, por po transformohet.