osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetimet për krerët e CEZ: Dëshmitari kryesor Elvis Mata prej 2 vitesh i zhdukur! Padia për Metën e Berishën vijon e bllokuar

Afera e CEZ vijon të jetë e pazbardhur. Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës ka vijuar lëvizjet për procesin gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të “CEZ Shpërndarje”, Josef Hejsek dhe Jan Ivan. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të thirret si dëshmitar Elvis Mata në gjyqin ndaj dy ish-drejtueseve të CEZ. Josef Hejsek dhe Jan Ivan akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Elvis Mata është cilësuar si dëshmitari kryesor që zbuloi skemën e mashtrimit dhe abuzimet me fondet e CEZ gjatë kohës kur kompania çeke administronte shpërndarjen e energjisë elektrike në vendin tonë.

Por, pavarësisht kërkesës së prokurorisë, me shumë gjasa Elvis Mata nuk ka për tu paraqitur, pasi ai është zhdukur prej gati dy vitesh dhe nuk ka patur asnjë dalje publike. Mata ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA të Kastriot Ismailajt, e cila mori përsipër që të mblidhte për llogari të CEZ faturat e papaguara të energjisë elektrike. Pikërisht nga ky bashkëpunim mes CEZ dhe DIA janë zbuluar mashtrime që shkojnë mbi 5 milionë euro, nëpërmjet faturave fiktive për shërbime të pakryera. Prokuroria disponon dëshminë e Matës të marrë gjatë kohës së hetimeve ndaj ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili është dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.

Prokuroria dyshon se edhe dy ish-drejtuesit çekë të CEZ-it, Josef Hejsek dhe Jan Ivan kanë bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn duke përfituar mbi 5 milionë euro nëpërmjet skemës së mashtrimit me fatura fiktive. Nga ana tjetër, vlen të theksohet fakti se teksa Prokuroria e Tiranës po i vijon hetimet për të zbardhur aferën e CEZ, nuk po ndodh kështu me Krimet e Rënda për aferën e CEZ-DIA. Afro një vit më parë, juristi Romeo Kara dorëzoi një padi penale tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë çështje kundër 7 zyrtarëve, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Por pavarësisht kohës së kaluar, Krimet e Rënda nuk kanë kryer asnjë lëvizje sepse çështja vijon të mbetet në fazën e shqyrtimit paraprak.