osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestime të bujshme në fillim të 2019: Prokuroria merr në dorë të dhënat për pasuritë dhe pronat e politikanëve, kontroll financave të partive

Arrestime të bujshme në fillim të 2019: Prokuroria merr në dorë të dhënat për pasuritë dhe pronat e politikanëve, kontroll financave të partive

Goditjet në nivele të larta pritet të nisin në fillim të vitit 2019. Duke qenë se në qershor të vitit të ardhshëm jepet vendimi për hapjen e negociatave dhe një ndër kushtet kyçe është lufta kundër korrupsionit, qeveria ka vendosur të lëvizë në këtë drejtim. Pak kohë më parë Ministria e Drejtësisë hartoi një Strategji Ndërsektoriale kundër Korrupsionit për periudhën 2018-2020, ndërsa së fundmi është hartuar një raport mbi ato çka është arritur të përmbushet gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Sipas raportit të siguruar nga gazeta, ILDKP ka nënshkruar një marrëveshje që ka si qëllim përdorimin e sistemit online për deklarimin e pasurive të deputetëve e ministrave, ku akses do të ketë prokuroria, qytetarët dhe të gjitha institucionet. “Forcimi i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë dhe rasteve të konfliktit të interesave. Në zbatim të këtij objektivi, për 3-mujorin e parë, është realizuar procedura e prokurimit dhe nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e software.

Procedura e prokurimit për EACIDS u përfundua në fillim të muajit shkurt 2018 me nënshkrimin e kontratës me kompaninë e IT-së me qendër në Tiranë ikubINFO për zhvillimin e sistemit të ri”, thuhet në raport. Një marrëveshje e tillë përforcon regjimin e zbulimit, transparencës dhe kontrollit efektiv të pasurisë së zyrtarëve publikë, si edhe rastet e konfliktit të interesit. Kjo lehtëson punën e prokurorisë, e cila tashmë ka më shumë mundësi të bjerë në gjurmët e pasurive të dyshimta të deputetëve e ministrave.

Pronat

Përmes Strategjisë Ndërsektoriale Antikorrupsion, në dorë të prokurorisë do të bien më kollaj edhe të dhënat e dyshimta për pronat e ministrave, deputetëve e zyrtarëve publikë. Prokuroria e Përgjithshme ka nënshkruar një marrëveshje në mars me ZVRPP, ku i lejon vetes që të ndërhyjë në të dhënat e kësaj të fundit për të pikasur raste të dyshimta e për të thelluar luftën antikorrupsion. “Në muajin mars 2018 u nënshkrua me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme marrëveshja e bashkëpunimit “Për dhënien e të drejtës së aksesit prokurorisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”.

Në proces teknik ndërlidhja. Po kështu në muajin mars 2018, PP i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me kërkesë për akses në disa module të portalit e-albania, nga ku tashmë marrin akses për printim pa kosto të 5 dokumenteve”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë.

Financat e partive

Një tjetër pikë që qeveria e konsideron si mjaft problematike që ndihmon korrupsionin dhe që ka marrë masa është ajo e financimit të partive politike. Në lidhje me këtë, gjatë këtij 3-mujori qeveria ka hartuar një marrëveshje në bashkëpunim me ndërkombëtarët që ka në thelb forcimin e kontrolleve dhe auditeve mbi financimin e partive politike, ku do të evidentohen lëvizjet e dyshimta.

“Forcimi i regjimit të kontrolleve mbi financimin e partive politike, ka si qëllim integritetin e partive politike, si parakusht thelbësor për integritetin e qeverisjes dhe parandalimin e korrupsionit. Përsa i përket aktivitetit mbi draftimin dhe miratimin e modelit standard për raportimin financiar për vitin kalendarik, e cila është parashikuar të realizohet në vitin 2019, gjatë tremujorit të parë 2018, KQZ në bashkëpunim me ekspertët e Këshillit të Evropës ka hartuar draftet, të cilat janë në proces konsultimi me ekspertët e IEKA-s.

Regjimi kontrollues për financimin e partive politike kërkon përfundimin e raporteve të auditimit të jashtëm mbi financimet e pranuara nga secila parti politike”, thuhet në raporti ./Mimoza Ibra