osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërkombëtarët bëjnë gati dosjet për të korruptuarit, pas listës me 400 politikanë të dyshuar për pastrim parash fshihen SHBA-BE, zbardhen detajet

Ndërkombëtarët bëjnë gati dosjet për të korruptuarit, pas listës me 400 politikanë të dyshuar për pastrim parash fshihen SHBA-BE, zbardhen detajet

Ndërkombëtarët kanë nisur të bëjnë gati dosjet për pushtetarët shqiptarë. Pak ditë më parë gazeta deklaroi se ka nisur verifikimi për pastrim parash për 400 politikanë shqiptarë, kryesisht deputetë dhe familjarë të tyre. Ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ajo që e faktoi diçka të tillë, duke thënë se familja e saj nuk bën dot asnjë transaksion pa plotësuar një formular të caktuar. Zonja Kryemadhi deklaroi se ishte një vendim qeverie që detyronte bankat të verifikonin 400 emra, por gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një proces bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave dhe Bankës së Shqipërisë, për të kaluar në sitë 400 pushtetarë të lartë dhe familjarët e tyre.

Një burim nga DPPPP tha se ky projekt po realizohet dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Përfaqësues të BE, SHBA dhe Gjermanisë kanë kërkuar nga kjo drejtori të dhëna për pasuritë e politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe krerëve të bandave. Vetë Drejtoria e Pastrimit të Parave ka vënë në dispozicion të tyre me dhjetra dosje, ndërkohë që tani çdo informacion i grumbulluar për 400 emrat në fjalë do jetë në dispozicion të tyre. Burime të gazetës thanë se verifikimi po bëhet për dy aspekte.

Së pari po kontrollohen destinacionet se ku politikanët dhe të afërm të tyre dërgojnë paratë. Dhe e dyta, ky proces po bëhet për të evidentuar nëse kanë apo jo lidhje me botën e krimit. DPPPP të gjithë të dhënat, në momentin që zbulon shkelje, ja dërgon njësisë “Forca e Ligjit”, por njëkohësisht informohen dhe vendet partnere. Gjatë kohës që ministri gjerman Maas ishte në Tiranë javën e shkuar, ai në takimin që pati me përfaqësues të komisioneve të vetingut, ja u bëri të ditur se Gjermania e ka listën e të korruptuarve dhe nëse amnistohet dikush që nuk e meriton, ata do ndërhyjnë përmes ONM.

Kjo do të thotë se SHBA dhe Gjermania po bëjnë gati dosjet për të korruptuarit shqiptarë dhe në momentin që SPAK do ngrihet, atëherë të 400 këta emra do kalojnë në sitë nëse janë vërtet të përfshirë në pastrim parash.

Detajet e formularit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha ditën e shtunë se ajo, familja e saj, deputetët e LSI dhe të opozitës, bashkë me të afërmit, përpara se të bëjnë një transferta bankare duhet të plotësojnë një formular në kuadër të pastrimit të parave. Gazeta ka mësuar detaje nga përmbajtja e formularit. Së pari përmes tij personi që e plotëson duhet të deklarojë se këto para nuk janë burim i pastrimit të parave.

Nga ana tjetër duhet që të jepen të dhënat e personit ku do transferohen paratë, emri dhe mbiemri i tij, adresa e banimit brenda ose jashtë vendit dhe të jepen argumente se përse po transferohen këto para. Në momentin që ka diçka të dyshimtë në formular, apo përmendet emri i një personi të skeduar, atëherë hyn në lojë Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe gjurmon transaksionet dhe bën verifikime. Fakti që të dhënat kërkohen nga të huajt dhe në listë janë 400 politikanë dhe të afërm të tyre, tregon se të gjithë janë duke u verifikuar dhe po mblidhen të dhëna. Shpresat e ndërkombëtarëve janë te SPAK, pasi besimi te gjyqësori vijon të jetë i dobët. Edhe pse reforma ka nisur, sërish nuk ka goditje korrupsioni në nivele të larta.

SPAK mund të ngrihet në mesin e viti që vjen dhe kur kjo të ndodhë, aty do ketë përfaqësues të SHBA e BE, të cilët do kenë një panoramë të qartë mbi pronat, pasuritë dhe transaksionet e bëra nga secili emër. Një burim nga DPPPP i tha gazetës se janë me dhjetra emra të njohur që janë gjetur me shkelje dhe dyshohen për pastrim parash, por dosjet e tyre janë ngrirë për arsye që nuk dihen. Por kur SPAK të marrë jetë, duket se do mbajnë përgjegjësi. /Kliti Topalli