Bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati ka marrë 3.5 miliardë lekë tendera”
Kështu deklaroi sot pasdite deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat.
Në një deklaratë për media deputetja e PS u shpreh se kjo jo vetëm është e pa vërtetë, por kunati i Bashën ka 6 kompani.
Reagimi
Ndërkohë që isha në Njësinë 3, duke bashkëbiseduar me banorët e zonës për shqetësimet e tyre, siç bëjmë çdo ditë e çdo javë të gjithë ne, deputetët e Partisë Socialiste, mësova se një zë i Partisë Demokratike, që zakonisht del vetëm për të shpifur e shantazuar, paska “denoncuar” publikisht se kompania e bashkëshortit tim, na paska shumëfishuar të ardhurat gjatë viteve të mazhorancës socialiste e një sërë broçkullash të tjera, që gjithmonë i rezultojnë në flluska sapuni.
Për opinionin publik deklaroj me përgjegjësi të plotë se gjithçka është thënë nga Salianji i PD është totalisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.
Shoqëria Selcom sh.p.k., ku im shoq është ortak dhe administrator, është krijuar në vitin 2006 dhe ushtron aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Bilancet e kësaj kompanie janë depozituar rregullisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në organet tatimore. Përvec kësaj, unë kam qënë subjekt sipas ligjit për deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit në periudhën 2008 – 2015, dhe të gjitha të dhënat për të ardhurat e mia, familjes dhe të bashkëshortit tim janë deklaruar të plota pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Këto të dhëna janë të aksesueshme online për cilindo të interesuar.
Nga një analizë e thjeshtë e të dhënave të mësipërme, rezulton se kjo shoqëri ka fitim të qëndrueshëm në vite, që nga koha e qeverisjes së Partisë së Salianjit e deri më sot.
Është e vërtetueshme që kjo shoqëri përfaqëson aktivitetin tregtar të njerëzve të thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi që zhvillojnë biznes të ndershëm.
Dhe sa për tenderat, që mund të verifikohen lehtësisht edhe këto, në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e sfidoj PD – në, të vërtetojë cilat janë këto tendera dhe vlerat e kontratave, pasi çdo gjë që thuhet prej altoparlanteve të saj, është shpifje dhe totalisht lajthitje.
Edhe shërbimet e internetit që kompania e tim shoqi ka furnizuar për subjekte shtetërore, vlerat e të cilave të marra së bashku janë rreth 500,000 lekë në vit, janë ndërprerë që në ditët e para kur unë isha kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme 2017.
Nuk më bën më përshtypje, balta që hedhin eksponentët e PD ndaj kujto, qofshin këta dhe njerëz të ndershëm e të zakonshëm të këtij vendi, vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet e tyre dhe brenda tyre, për të shpëtuar ata vetë nga pasojat që vijnë nga reformat e ndërrmarra prej mazhornacës socialiste e veçanërisht nga reforma në drejtësi.
Ja pra, ky është problemi. Alternativa e PD nuk ka për synim vendosjen e drejtësisë. Se për reformën në drejtësi, ata nuk lanë gurë pa lëvizur, vetëm e vetëm që ta pengonin. Platforma e PD është thjesht mënyra e Lulzim Bashës për të vendosur gjoba mbi biznesin, duke përdorur metodat e kohës së Enverit. Keqardhje për opozitën që bie çdo ditë në batak!
Shihemi në gjyq!