Emisioni investigativ “Fiks-Fare” pritet që mbrëmjen e sotme të publikojë një skandal lidhur me inspektorët tatimorë dhe rryshfetet që ata marrin.
Drejtuesit e emisionit bëjnë me dije se rasti, që do të prezantohet sot është ai i dy inspektorëve të tatimeve që i kërkojnë rryshfet prej 500 mijë lekësh, një lokali në Tiranë.
“Do lekë?
Bëhu inspektor tatimor. E kanë kafen vetëm 500 mijë lekë që e marrin në një lokal në Tiranë”,- shprehen moderatorët./ CNA.al