Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, i kërkon politikës që të mos përfshijë në debatet e veta biznesin.
Sipas Crowford, nëse ka dyshime për koncesione të veçanta të hetohen dhe të anulohen por jo të përfshihen të gjitha investimet, pasi kjo krijon imazh negativ tek investitorët e huaj.Crowford i bën thirrje qeverisë që në paketën e ardhshme të shohë me vëmendje kërkesat e bëra nga biznesi për të nxitur investimet.
Shqipëria duhet të funksionojë si një sistem dhe jo si një parti apo individ. Ky ka qenë apeli i bërë nga përfaqësuesi i investitorëve amerikanë në Shqipëri i pyetur për deklaratat e fundit të Partisë Demokratike se do të anulojë të gjitha koncesionet.
Për Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Marc Crowford, deklarata të tilla mund të krijojnë një imazh negativ tek investitorët dhe për rrjedhojë ta shohin klimën të papërshtashme për investime.
“Edhe Shqipëria duhet të jetë një sistem dhe nuk është një parti apo individ. Kur bëhet si sistem është më rehat për investitorët e huaj të vinë”, ka thënë Crowford për Ora News.
Ai u sugjeron demokratëve që ato koncesione që kanë probleme të rishikohen sipas ligjeve në fuqi.
“Nëse ka ndonjë koncesion ku ka dyshime apo probleme të shikohet. Një më një, jo të gjithë. Po të themi do anulohen të gjithë, do të thotë se të gjithë janë të korruptuar dhe të gjithë nuk vlejnë. Nëse ambjenti është ashtu, është vështirë për të tërhequr investitorët. Edhe kur nuk ka ndryshime qeveria, nëse ka ndonjë koncesion me probleme duhet investiguar”, ka thënë Crowford.
Por, ai e ka edhe një sugjerim për qeverinë, e cila ka lidhje me paketën e re fiskale.
“Nëse shohim se investimet e huaja janë duke rënë, duhet të reagojmë. Duhet të kujdesemi për investitorët që kemi”, ka thënë ai.
Partia Demokratike e ka prezantuar të hënën platformën kundër korrupsionit, ku deklaroi se janë 2.18 miliardë euro abuzime nëpërmjet kontratave të Partneritetit Publik Privat dhe koncesioneve në fakt janë investime të koncensionarve me ligjin PPP që Luli nuk i honeps dot sepse e kanë braktisur pagatorë.