Për këto licenca, ish-ministri ka përdorur Agjencitë e Baseneve Ujore, drejtorët LSI-st të të cilave, kanë firmosur listën e klientëve të dyshes Meta-Kryemadhi, që dihet, si i bënin pazaret
U “prek në sedër” dhe nëpërmjet një reagimi, për “ndershmërinë” e tij dhe të ish-pushtetit të LSI, ish-ministri Edmond Panariti u vetë-shpallë “i pastër”, kur deputeti socialist Taulant Balla, i kujtoi publikisht, aferën 90 hektarë tokë, dhënë ish-drejtorit LSI-st të Transportit të Sarandës, “eskobarit” Klement Balili, anëtar kryesie i LSI.
Mirëpo, sipas informacionit shkresor, që ka ardhur sot në “PAMFLETI”, thuhet se janë të shumta, “plagët” që ka hapur e ka lënë hapur për 20-90 vjet e në vazhdim në bujqësi, pasaniku me 3 shtetësi Edmond Panariti, ish-ministri i partisë “Morri i Kuq” (LSI), pazarxhiu i miellit serb dhe mishit e pulave kancerogjene, braziliane.
Sipas informacionit, ish-ministri Edmond Panariti, në dhjetor 2017 është çuar për ndjekje penale, nga ministri Niko Peleshi, së bashku me “ushtrinë e kuqe” të drejtorëve të LSI në ministrinë e Bujqësisë, mbasi ka miratuar 294 leje (licenca), për gjoja “rehabilitim basenesh ujore” në të gjithë Shqipërinë (nyje lumenjsh), të cilët në vend të rehabilitoheshin, janë shkatërruar, duke u lejuar të përdoren, për nxjerrje rërë e zhavorri ndërtimi (çakëllin dhe gurët, i nxirrte Likja).
Për të bërë këto pazare, Panariti ka përdorur Agjencitë e Baseneve Ujore, strukturë e Ministrisë së Bujqësisë, drejtorët e të cilës në qendër e rajone, pasi kanë marrë listën e klientëve, që do pajiseshin me licenca ujore, kanë firmosur letrat, shoqëruar me urdhër miratimi, të firmosur nga Panarit-paraziti i bujqësisë.
Këto 294 leje, ka nisur t’i “hetojë” Niko Pleleshi, ku ka zbuluar “qametin e zi” që është bërë me zonat ujore në Shqipëri, kryesisht lumenjt, duke i shkatërruar totalisht. Rezulton, se përveç 100% të lejeve, që janë dhënë me mangësi e shkelje ligjore, 42 prej tyre janë me përmbajtje krim shkresor e ekonomik, për të cilat Peleshi, ka shkarkuar nga detyra e ka çuar për ndjekje penale, 4 ish-vartësit e Panaritit, por ata janë vetëmbrojtur, duke paraqitur urdhrat e dhënë nga Panariti.
Ministri Peleshi, nuk është ndalur me kaq, por i është vërsulur lejeve të dhëna nga “Prof. Dr. ndershmëria” Edmond Panariti, duke nisur aulimin e tyre, me 19 lejet e dhëna në Basenin Ujor të rajonit Mat, me qendër në Lezhë, në lumenjt dhe resurset ujore Mirditë, Kurbin, Burrel, Klos, Fushë-Arrëz, Pukë, Lezhë-Shëngjin e Bulqizë, si shpërblim, për të mbledhur vota deputeti për Viktor Tushën e LSI.
Anulimi i lejeve shkatërruese “Panariti”, po vazhdon dhe në 5 basenet e tjera rajonale ujore, në Drin-Bunë me qendër Shkodër, Ishëm-Erzen me qendër Tiranë, Shkumbin me qendër Elbasan, Seman me qendër Fier dhe në Basenin Vjosë, me qendër në Vlorë./Pamfleti