osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Peleshi i vërsulet “skuthit” Panariti, nis anulimin e 294 lejeve të dhëna prej tij, për shkatërrimin e lumenjve

Peleshi i vërsulet “skuthit” Panariti, nis anulimin e 294 lejeve të dhëna prej tij, për shkatërrimin e lumenjve

Për këto licenca, ish-ministri ka përdorur Agjencitë e Baseneve Ujore, drejtorët LSI-st të të cilave, kanë firmosur listën e klientëve të dyshes Meta-Kryemadhi, që dihet, si i bënin pazaret

U “prek në sedër” dhe nëpërmjet një reagimi, për “ndershmërinë” e tij dhe të ish-pushtetit të LSI, ish-ministri Edmond Panariti u vetë-shpallë “i pastër”, kur deputeti socialist Taulant Balla, i kujtoi publikisht, aferën 90 hektarë tokë, dhënë ish-drejtorit LSI-st të Transportit të Sarandës, “eskobarit” Klement Balili, anëtar kryesie i LSI.

Ministri Panariti, që ka marrë gradat shkencore Prof. Dr., me disertacionin “Tredhja e miut të arës, bllokon popullimin e tyre”, mohoi t’u ketë dhënë tokë Balilajve, por ky është fakt shkresor zyrtar, i firmosur nga vetë Panariti i Likes. Siç është firmosur dhe koncesioni 90-vjeçar, për 21 hektarë tokë, në Piskovë të Përmetit, dhuruar nipit të Klement Balilit nga Delvina, me mbiemrin “Ballaci”. Por, pa harruar liqenet e Belshit, të dhëna me qira për 30-50 vjet për peshk, firmosur nga drejtor “Arjan Peshku” i Panaritit (siç e quanin në ministri e në LSI).

Mirëpo, sipas informacionit shkresor, që ka ardhur sot në “PAMFLETI”, thuhet se janë të shumta, “plagët” që ka hapur e ka lënë hapur për 20-90 vjet e në vazhdim në bujqësi, pasaniku me 3 shtetësi Edmond Panariti, ish-ministri i partisë “Morri i Kuq” (LSI), pazarxhiu i miellit serb dhe mishit e pulave kancerogjene, braziliane.

Sipas informacionit, ish-ministri Edmond Panariti, në dhjetor 2017 është çuar për ndjekje penale, nga ministri Niko Peleshi, së bashku me “ushtrinë e kuqe” të drejtorëve të LSI në ministrinë e Bujqësisë, mbasi ka miratuar 294 leje (licenca), për gjoja “rehabilitim basenesh ujore” në të gjithë Shqipërinë (nyje lumenjsh), të cilët në vend të rehabilitoheshin, janë shkatërruar, duke u lejuar të përdoren, për nxjerrje rërë e zhavorri ndërtimi (çakëllin dhe gurët, i nxirrte Likja).

Për të bërë këto pazare, Panariti ka përdorur Agjencitë e Baseneve Ujore, strukturë e Ministrisë së Bujqësisë, drejtorët e të cilës në qendër e rajone, pasi kanë marrë listën e klientëve, që do pajiseshin me licenca ujore, kanë firmosur letrat, shoqëruar me urdhër miratimi, të firmosur nga Panarit-paraziti i bujqësisë.

Këto 294 leje, ka nisur t’i “hetojë” Niko Pleleshi, ku ka zbuluar “qametin e zi” që është bërë me zonat ujore në Shqipëri, kryesisht lumenjt, duke i shkatërruar totalisht. Rezulton, se përveç 100% të lejeve, që janë dhënë me mangësi e shkelje ligjore, 42 prej tyre janë me përmbajtje krim shkresor e ekonomik, për të cilat Peleshi, ka shkarkuar nga detyra e ka çuar për ndjekje penale, 4 ish-vartësit e Panaritit, por ata janë vetëmbrojtur, duke paraqitur urdhrat e dhënë nga Panariti.

Ministri Peleshi, nuk është ndalur me kaq, por i është vërsulur lejeve të dhëna nga “Prof. Dr. ndershmëria” Edmond Panariti, duke nisur aulimin e tyre, me 19 lejet e dhëna në Basenin Ujor të rajonit Mat, me qendër në Lezhë, në lumenjt dhe resurset  ujore Mirditë, Kurbin, Burrel, Klos, Fushë-Arrëz, Pukë, Lezhë-Shëngjin e Bulqizë, si shpërblim, për të mbledhur vota deputeti për Viktor Tushën e LSI.

Anulimi i lejeve shkatërruese “Panariti”, po vazhdon dhe në 5 basenet e tjera rajonale ujore, në Drin-Bunë me qendër Shkodër, Ishëm-Erzen me qendër Tiranë, Shkumbin me qendër Elbasan, Seman me qendër Fier dhe në Basenin Vjosë, me qendër në Vlorë./Pamfleti