Gazetari pranë PD-së, Elvi Fundo, ka reaguar pas irritimit të Lulzim Bashës, për shkak se këto ditë kanë dalë në skenë fakte për bizneset e gruas dhe kunatit të tij.
Basha thotë se kjo është shpifje dhe sulm i orkestruar nga Rama, në një kohë që në fakt është e kundërta, pasi Fundo dhe portal që ai drejton është shumë pranë PD-së, dhe madje edhe pranë Berishës.
“Te ka zene keq halli o Lul, e kuptoj.
Sa rrije urte dhe prishje leket qe i fitonte me miratimin e qeverise kunati, askush nuk ndihej nga PS.
Vetem ne “armiqte e brendshem” flisnim atehere, por ti bashke me Edin perpiqeshit shume te mos na degjonte kush.
Tani qe je bere trim i terbuar e po kerkon koken e Rames se ke marre ne koalicion Shpetimin, mos u cudit shume qe do t’i permendin edhe ata kunatin, gruan, vjehrrin, vellain, nusen e vellait etj…
Se nuk mund t’i besh te dyja Lul, edhe te trashesh zverkun me parate e korrupsionit, edhe te hiqesh si revucionar qe po kerkon te pastroje politiken”, shkruan Elvi Fundo, si përgjigjie ndaj akuzave të Bashës në drejtim portalit të tij.(TemA)