Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.
Ky i fundit ngeci në rrjetën e vetingut, në seancën e zhvilluar në datën 10 maj, pasi nuk mundi të justifikonte pasurinë.
Ndërkohë avokati mbrojtës i Hoxhës, u shpreh asokohe, se gjyqtari e justifikonte pasurinë, duke përmendur këtu lekët e dasmës, kursimet e mbledhura dhe një borxh të marrë nga kunati me vlerën e 28 mijë eurove.