osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

EKSKLUZIVE/ Lista e oligarkëve të familjes Basha: Kunati me 6 kompani, vjehrri pronar pallati, gruaja mbesa e bossit të Vefa-s

EKSKLUZIVE/ Lista e oligarkëve të familjes Basha: Kunati me 6 kompani, vjehrri pronar pallati, gruaja mbesa e bossit të Vefa-s

Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme mashtroi të gjithë opinionin publik, kur tha se kunati i tij, Erion Isufi, nuk zotëron asnjë kompani të tijën.

Ndërkohë, nuk ngurroi të sulmonte me emra biznesmenë të promovuar dhe majmur gjerësisht në kohën e qverisjes së “Berishës”, ku Basha si marjonetë e punëve të pista të babait shpirtëror, u jepte thelën të gjithë emrave të përmendur prej tij, por sigurisht duke i marrë haraçin… paraprakisht!

Duke përdorur ekranin e Top-Channel, Basha plotësonte fletëthirrje të rreme me qëllimin e “gjobëvënies” për secilin prej tyre, duke i trashur zërin e lëshuar akuza aty ku duhej, e duke bërë budallain dhe dobiçin aty ku s’duhej… e thënë më mirë, ku nuk i leverdiste!

Që shteti është kapur nga një grusht “oligarkësh”… atë vetëm Basha nuk mund ta thotë, se janë të gjithë të përkëdhelurit e Bashës dhe PD-së, me në krye “Marshallin” plak, që u fali gjysmën e Shqipërisë, çerekun ua shiti dhe çfarë mbeti, i mbajti për vete.

Zyra e Marshallit është dhurat nga “oligarku” Ulaj, pa pyetur se sa ka marrë vetë administratori i gjumit në Bashki Lulzim, për dy lejet e ndërtim,i atë ku gjallon “plaku dixhital” dhe atë te diga e Liqenit.

Por në një tjetër info do merremi me ish oligarkët e Lulit, që ai i kërcënon si tradhëtarë dhe hajdut. Ne dhe çdo qytetari i lind e drejta për të pyetur: A është oligark kunati i Lulit me 6 kompani?I A ka qenë kur deklaronte me humbje biznesin, kur ishte kunati në pushtet?!

Kur të gjithë bizneset shqiptare rrezikonin të falimentonin, familja Lulzim (Aurela) Basha, me kunetër e vjehërr… lulëzonin e mbretëronin, sigurisht për bukën e gojës, me prona e stoli, miliona euro.

  • Për Bashën ekonomia në Shqipëri ka marrë tatëpjetën, por jo për kunatin e tij Erion Isufi!
  • Për Bashën, ndërtimi i “Teatrit” është akt hajdutërie. Të bënë habi kur e dëgjon, kur ky objekt do të ndërtohet në tokë publike, në truallin e shtetit… pa cënuar asnjë centimetër të hapësirës së godinës, ndërkohë vjehrri i tij, Xhafer Isufi, do të përfitoi 6.2 milion euro të një ndërtimi krejtësisht pa leje dhe në shkelje të hapur të ligjit.
  • Për të rregulluar pak situatën, por dhe për të justifikuar të ardhurat e familjes “oligarke” Basha, u vjen në ndihmë bashkëshortja Aurela, që sikurse Luli u dhimbsen shqiptarët dhe fukarenjtë, se zonja e Lulit është mbesa e Vehbi Alimuçës, ish-bossi i “Vefa Holding”, firmës më të madhe piramidale të njohur në Shqipëri, që shkatërroi dhe varfëroi mijëra familje shqiptare… 

Basha vazhdon të pasurohet nëpërmjet kunatit me 6 bizneset e tij, ku më e reja është hapur në 12 janar të vitit 2018. Erion Isufi rezulton që ka gjashtë biznese, pesë prej të cilave  aktive. Isufi, jo vetëm që nuk i ka mbyllur bizneset, por nga viti në vit i ka shtuar ato, duke rritur portofolin e familjes.

Bizneset e Kunatit të Bashës

Me datë 25.10.2005 ka regjistruar kompaninë “SRF Developments”,  me numër identifikimi  K52301012K e cila vijon të jetë aktive.

Në vitin 2006  dhe konkretisht me datë 6.10.2006, Erion Isufi, ka regjistruar një tjetër biznes dhe konkretisht “ Reno Albania”, sëbashku me një ortak tjetër. Por më vonë ai është tërhequr nga ortakëria, duke pezulluar kështu aktivitetin njëanshëm.

Me datë 7.02.2009, po në emër të Erion Isufit, është regjistruar kompania “Premium Print”, me numër identifikimi K92407011Q, e cila vijon të funksionojë. Kjo kompani shërben  për botime gazetash, revistash, reklama etj.

Edhe kompania “ Landmark Communications” me administrator Erion Isufin  e regjistruar në QKB me datë 10.01.2012, rezulton të jetë aktive. Kompania në fjalë ofron shërbimesh reklamash etj.

Një tjetër kompani e Erion Isufit, që rezulton të jetë aktive, është “Blacksheep”, e regjistruar në QKB me datë 10.05.2016. Edhe kjo kompani ofron shërbime reklamash etj.

Me datë 12.01 2018, Erion Isufaj ka regjistruar pranë QKB –së, kompaninë “AsWeGrow”, e cila ofron shërbime marketingu./EKSKLUZIVE.AL