Policia e Vlorës ka arritur të kapë pak minuta pas ngjarjes se ndodhur mëngjesin e sotëm dy nga autorët e grabitjes së furgonit.
Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se efektivët iu janë vënë nga pas autorëve dhe kanë arritur t’i kapin dy prej tyre në kodrat e Panajasë. Ndërkohë që është në kërkim i treti.
Policia ka sekuestruar dy armë si dhe mjetin me të cilin u larguan autorët. Ngjarja ndodhi mengjesin e sotëm në zonën e Skelës ku u grabit një furgon i linjës Itali-Shqipëri.
Gazetari, Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autorët ishin të veshur me kostume sportive me ngjyrë të zezë dhe gri.
Ata kanë marrë paratë, të cilët ishin të ndara në zarfe dhe në çanta duke u larguar me shpejtësi nga vendi i grabitjes me një “Benz” të zi. Nga të dhënat e para mësohet se shuma e grabitur shkon në 10 mijë euro.