Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka deklaruar se kunati i Lulzim Bashës zotëron 6 kompani të mëdha reklamash, që sipas saj, në fund ai deklaron se fiton sa një biznes i vogël.
Ferhati shtoi se ka mbaruar koha e rrumpallës kur biznesit i bëhej presion, ndërsa për ketë tha se në kohën e PD-së kjo ishte një rutinë e përditshme.
“Lideri i opozitë doli në televizion dhe mashtroi publikun, kunati i tij, Erjon Isufi zotëron 6 kompani të mëdha reklamash. Një rrjet kompanish, që fitojnë mori të ardhurash, por në fund deklarojnë se fitojnë sa bizneset e vogla”, tha ajo.
Duke iu referuar deklaratave të kreut të PD-së në lidhje me strategjinë se si duhet kontrolluar të ardhurat e firmave, ajo theksoi: “Kunati i Bashës pasurohet çdo ditë, sepse po përdorin dy standarde. A thua vallë kunati i Lulzim Bashës kërkon të marrë më shumë dhe për këtë do të përdor altoparlantin e Partisë Demokratike. Ne nuk mund të lejojmë lojën me maskat të PD-së.
Koha e rrumpallës dhe e grabitjes së bizneseve ka marrë fund”, shtoi Ferhati.