Deputetja e Partisë Socialiste, Klodilta Herhati, u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha gjënjeu kur deklaroi mbrëmë në emisionin “Open”, se kunati i tij nuk ka kompani konsulence.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS u shpreh, se kjo jo vetëm është e pavërtetë, por kunati i Bashës, Erion Isufi, zotëron 6 kompani biznesi.
Më tej, Ferhati u shpreh se ligji antimafia i propozuar nga PD për biznesin, ka si për qëllim, që Basha t’i vërë gjobë këtij të fundit.
“Si ka mundësi që Lulzimi që betohet se do pastojë vendin nga të korruptuarit dhe flet për një listë të zezë biznesmenësh që prej vitesh derdhin llogari në xhepat e tij përmes kontratave me kunatin”./Ekskluzive.al