Këshilltari i ‘Mendimi i Djathtë Liberal’ në Bashkinë e Shkodrës, Mustaf Lici, i është përgjigjur gazetarit Artan Hoxha lidhur me akuzat e këtij të fundit mbi familjen Lici, që njihet si një ndër bandat më të rrezikshme në Shkodër së bashku me grupin e Bajrajve, që u godit nga policia.
Në kundërpërgjigjen e tij, Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër, sepse ata nuk kane asnjë person të vrarë.
Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.
Lici i bën thirrje Prokurorisë që të zbardhë tablatet e gazetarit Hoxha dhe se një ditë ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i kthejë përgjigje gazetarit Hoxha, i cili çdo ditë akuzon familjen Lici.