osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryesoret Zbardhen “pazaret” e Metës për paktin detar, Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë do mbikëqyrin procesin, PS hije dyshimi për diskutimet me Berishën

Kryesoret Zbardhen “pazaret” e Metës për paktin detar, Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë do mbikëqyrin procesin, PS hije dyshimi për diskutimet me Berishën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje takimin e fundit konsultativ në lidhje me marrëveshjen e re të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kreu i shtetit priti në zyrën e Presidencës nënkryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Tritan Shehun, ndërsa dy ditë më parë takoi edhe ish-presidentët, mes të cilëve edhe Sali Berishën dhe Mimi Kodhelin në cilësinë e kryetares së Komisionit të Jashtëm. Ndërkohë, gazeta ka arritur të mësojë edhe disa nga detajet e negociatave të Metës, mes të cilëve bien në sy tri kërkesa. Sipas informacioneve, gjatë takimeve të zhvilluara për paktin detar është rënë dakord që t’i kërkohet qeverisë që të gjitha procedurat e marrëveshjes me Greqinë të jenë transparente dhe çdo person të ketë informacion të mjaftueshëm. Po ashtu mësohet se kërkesa e dytë ka qenë që Komisioni i Jashtëm dhe ai i Sigurisë të mbikëqyrin të gjithë procesin e negociatave me shtetin fqinj. Ndërsa kërkesa e tretë ka të bëjë me rolin e presidentit në marrëveshje. Ilir Meta pritet të kërkojë që të jetë ai personi që të vendosë në fund nëse ky pakt është i mirë apo jo dhe të hedhë firmën përfundimtare. Pra, Meta do të kërkojë që marrëveshja e re e detit me Greqinë të mbajë firmën e tij. Ndërkohë, një tjetër fakt interesant është se përfaqësuesit e Partisë Demokratike që zhvilluan takime me kreun e shtetit për t’u konsultuar për paktin e ri (Sali Berisha dhe Tritan Shehu) i kanë dalë në mbrojtje marrëveshjes së bërë në vitin 2009.

Reagojnë socialistët

Negociatat e Metës me ish-presidentët tërhoqën edhe vëmendjen e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët theksin e ndalën veçanërisht tek takimi me Berishën. Përfaqësuesi i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela gjatë një prononcimi për gazetën dje u shpreh se Ilir Meta paktin detar e shfrytëzoi si pretekst për tu takuar me ish-kryeministrin Berisha. Sipas tij, këta dy personalitete kanë shumë afera korruptive të përbashkëta për të biseduar. “Ilir Meta ish-presidentët e tjerë i përdori për të bërë takimin me këtë njeriun që nuk e bashkon vetëm çështja e detit, sepse edhe aty ata kanë një ortakëri. Por ai ka biseduar me Berishën shumë çështje që i bashkojnë. Duke filluar nga floriri i Kërrabës, 21 janari, çështja e CEZ dhe me një tufë gjëra të tjera sepse ata tani janë të lidhur ngushtë me afera korruptive ndoshta edhe në krime. Kështu që presidentët e tjerë Ilir Meta i ka përdorur për të gjetur arsyen e takimit zyrtar me shokun Sali. Kuptohet që ai nuk ka asnjë arsye të diskutojë me shitësin e detit se çfarë do të bëjmë ne me një marrëveshje të re.

Askush nuk pështyn mbi veten sepse Sali Berisha tashmë e ka bërë një marrëveshje kriminale për detin”, tha Bujar Çela. Ndërsa deputeti socialist në Vlorë, Andrea Marto theksoi se takimet që Meta zhvilloi nuk ishin të nevojshme, sidomos ai me Sali Berishën. “Në parim konsultimet janë zhvillim pozitiv, sidomos për politikën shqiptare. Presidenti e ka detyrim institucional të “autorizojë” qeverinë për zhvillimin e negociatave dhe për këtë gjykoj se nuk nevojiten këshillat e paraardhësve (aq më tepër këshillat e Z. Berisha). Qëndrimet e shfaqura nga shumë aktorë dhe faktorë, lidhur me marrëdhëniet me Greqinë, nuk kanë si qëllim mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, por janë përpjekje për përfitime politike. Marrëdhëniet me Greqinë kanë qenë, janë dhe do jenë strategjike. Për rrjedhojë duhet inkurajuar qeveria për realizimin e një pakti strategjik me Greqinë”, tha Andrea Marto.