Në “Selman Stërmasi” do të luhet të premten kryendeshja e javës së gjashtë të kampionatit, Tirana-Partizani, një duel derbi që po merr vëmendje maksimale.
Në treg kanë dalë biletat, pork a pak interesim deri tani, si duket nga gjendja jo aq e mirë e bardhebluve.
Gjithsesi, derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizanit, rikthen pas një vitit mungesë përplasjet spektakolare të dy tifozërive ndër më të nxehta në vend, që sigurisht po përgatiten për të fituar ndeshjen e tyre në tribuna.
Një sfidë e tillë është një bonus i rëndësishëm për ekipin pritës në aspektin financiar, pasi interesimi i madh nga tifozët për të qenë të pranishëm në “Selman Stërmasi” detyrimisht çon edhe në një rritje të lehtë të biletave.
Ndërkohë, mësohet se Tirana ka njoftuar se këtë të martë kanë dalë në shitje biletat, duke përcaktuar çmimet dhe sektorët ku mund të akomodohen tifozëritë respektive.
Kështu në tribunën kryesore një biletë do të kushtojë 2000 lekë. Për Tiranën janë në dispozicion A1 dhe A2, ndërsa për Partizanin B1 dhe B2.
Sipas njoftimit të klubit bardheblu, për fansat miq do të jenë në dizpozicion dhe sektorët H1 dhe H2 (tribuna jugore), ku bileta kushton 400 lekë.
E gjithë pjesë tjetër është për tifozët që klubit organizator, Tiranës, të cilët për një biletë duhet të paguajnë 400 lekë.
Çmimet duken të arsyeshme për një derbi, por për tifozët e varfër shqiptarët mund të kishte një strategji më të mirë për të afruar fansat në stadium dhe këtë mund ta zgjidhte vetë klubi i Tiranës në bashkëpunim me atë të Partizanit.