osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fundi i një karriere parashutë?

Fundi i një karriere parashutë?

Besim Hajdarmataj ishte një anonim në emër e pregatitje kur u emërua në krye të prokurorisë Tropojë për të vazhduar një karriere në ngjitje vetëm si drejtues deri në krye të Prokurorisë me te rëndësishme në vend, asaj të Krimeve të Rënda.

Ai u largua nga Tropoja pasi nipi i tij vrau në mes të qytetit një qytetar, për të drejtuar në vazhdim prokurorinë e Kurbinit e të Durresit. Lidhjet e afërta me njërin nga miqtë e sekserin kryesor të Sali Berishës e Adriatik Llallës, biznesmenin e lojrave të fatit e restoranteve luksoze në Tirane Myftar Lumneshi, ai u vendos në krye te Krimeve të Rënda.

Biles emërimi i tij ishte shpallur në Kurbin, por u desh një telefonate pas mesnate e Shkëlzen Berishës që emërimi të ndërrohej nga Llalla. Që prej asaj dite Besim Hajdarmataj u bë dhe miku i pandarë i Llallës, duke e shoqeruar atë dhe mikeshen e tij në udhetimet e punës dhe ato erotike.

Ai shihej pothuajse çdo drekë në restorantin Vila Logoreci me Llallen dhe Gashin! Në këtë pozicion ai u shndërrua dhe në ndërmjetes të ish-kryeprokurorit në çështje të mëdha aferash të njohura si ajo e pronave të Karaburunit e Palasës, ku thuhet e dihet se u dhanë ryshfete miliona euro për t’i mbyllur apo dhe në rastin e drejtuesit të Policise Gjirokaster, Arapi, ku përflitet për mitmarrje prej 260.000 €. Si në rastet e dosjeve sensitive në Tropoje, ato të kokaines në Durres e në vijimesi Hajdarmataj nuk ka treguar asnjëherë zotësi profesionale as të nivelit mesatar.

Ai më shumë ishte në udhetime luksoze pas “sheikut” të Gramshit sesa në krye të postit të rëndesishëm që mbante.

Prokurorja e Përgjitheshme duket se ka pasur informacione të shumta njerëzore e institucionale mbi aferat e Hajdarmataj, por limitet e tagrit ligjor nuk e kanë lejuar të marrë masa të merituara ndëshkuese,  përveçse të përdorë tagrin e saj të transferimit me komandim.

Politizimi që i bën opozita me çështje si ajo e Tahirit janë vetëm përpëlitje dëshpëruese për mënjanimin e një prokurori të bindur politik. Ne sitën e vetingut natyrisht që seleksionohen edhe minuse te tjera morale e profesionale të tij.

Mjafton të theksojmë se ai ka gënjyer ILKPDI për mungesen e banesës kur prej vitit 2007 ai zotëron një apartament të blerë te Unaza e Re mbi 115 metër katrorë,  sikundër dhe fshehja e dënimit për drogë e vëllait të tij të cilin e ka punësuar në Policinë e Shtetit.