Gjykata e Krimeve të Rënda është mbledhur sot, për të dëgjuar pretencën për Emiljano Shullazin dhe pjesëtarët e e tjerë të grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Të pandehurit nuk kanë qenë në sallë, ndërkohë që prezent kanë qenë 4 nga 5 avokatët e të pandehurve, përballë grupit të Prokurorëve të Krimeve të Rënda, si kryeprokurorja Donika Prela, zëvendësi i saj Gentian Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi, që do të shprehin pretencën e arsyetur mbi fakte të siguruara nga ana e tyre, pranë relatorit të kësaj gjykate.
Mungesa e të pandehurve në sallë dhe një prej avokatëve të tyre, ka bërë që edhe kjo senacë të shtyhet për datë 2 tetor.
Sipas prokurorit Anton Martini, pretenca e prokurorisë për dosjen “Shullazi” është gati, por mungesa e avokatit dhe të pandehurve e ka shtyrë seancën, vetëm për disa ditë./Ekskluzive.al