osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si po bie Greqia, ja dy investitorët më të mëdhenj në Shqipëri në 6-mujorin e parë

Si po bie Greqia, ja dy investitorët më të mëdhenj në Shqipëri në 6-mujorin e parë

Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Nga Zvicra, që në fakt është shteti nga regjistrohen investimet për gazsjellësin TAP, ndonëse ai është një konglomerat vendesh, janë regjistruar 194 milionë euro për periudhën janar-qershor 2018, me një dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky shtet, ose më mirë nga gazsjellësi TAP, kanë ardhur 40% e totalit të investimeve në 6 muajt e parë të vitit.

Investitori i dytë më i madh është Holanda, me hidrocentralet mbi lumin e Devollit (ndonëse tashmë Devolli Hydropoëer është 100%  në duar të norvegjezëve të Statkraft , investimi llogaritet nga vendi fillestar i origjinës). Për 6 muajt e parë të vitit holandezët sollën në total 101 milionë euro, ku 87% e kësaj shume ishte në tremujorin e parë, ndërsa në të dytin shënuan rënie të ndjeshme.

Në vend të tretë është Turqia, me 44 milionë euro, nga -8 që ishte kjo shifër për 6 mujorin e parë 2017. Investimet më të mëdha turke janë në sektorin bankar dhe atë të telekomunikacioneve.

Më pas renditet Austria, me 35 milionë euro, kryesisht në sektorin bankar dhe atë të energjisë (hidrocentraleve).

Franca është e pesta, me 29 milionë euro (rënie 29%) edhe ky I lidhur me gazsjellësin TAP, përmes kompanisë franceze Siepecapag, që po realizon projektet inxhinierike të gazsjellësit.

Italia dhe Greqia, ndonëse janë dy shtete me të cilat kemi pasur historikisht lidhje tregtare, sollën përkatësisht vetëm 16 dhe 13 milionë euro kapital në gjysmën e parë të vitit.

Interesantë janë ishujt Kajman, ku është regjistruar një fluks negativ investimesh prej -30 milionë euro në periudhën janar -qershor 2018 dhe -10 milionë euro në 6 mujorin e parë 2017.

Në total, për 6 mujorin investimet e huaja ishin 494 milionë euro, me një rritje prej 27% me bazë vjetore, por fluksi më I madh I tyre ishte në tre muajt e parë të vitit (282 milionë euro), ndërsa në të dytin ranë në 212 milionë euro. Efektin kryesor në rënien në 3 mujorin e dy të e dhanë Holanda, Zvicra dhe Franca.

Greqia për pak humbet vendin e parë për stokun e investimeve

Në tremujorin e dytë 2018, fluksi i investimeve të reja nga Greqia ishte negativ, prej -10 milionë eurosh, me negativi në vite. Në fakt, Greqia vijon ende që të jetë e para sipas stokut të investimeve në vite, me 1.27 miliardë euro, por ky stok ka mbetur i pandryshuar prej të paktën 3 vitesh. Bankat me kapital grek po tërhiqen nga tregu shqiptar (NBG u shit te Abi Bank dhe Tirana Bank është në negociata për t’u shitur te grupi Balfin). Telekomunikacionet, që ishin investitori tjetër i madh nga  Greqia, janë në një situatë të vështirë, pasi prej dy vitesh po rezultojnë me humbje dhe kanë minimizuar investimet. Nëse vazhdon kjo tendencë, shteti helen pritet të humbë “flamurin” si investitori më i madh në vend.

Në vend të dytë për nga stoku i investimeve ka kaluar Zvicra, me 1.13 miliardë euro, në rritje të shpejtë vitet e fundit, por që është efekt i faktit që investimet e gazsjellësit TAP konsiderohen me bazë në Zvicër.

Në vend të tretë është ngjitur Holanda, me 973 milionë euro, si rrjedhojë e investimeve në energji, duke ia kaluar Kanadasë, e cila deri para dy vitesh ishte investitori i dytë më i madh në vend për shkak të origjinës së Bankers Petroleum, prodhuesit më të madh të naftës.

Italia është në vend të pestë me një stok prej 646 milionë eurosh, e ndjekur nga Turqia, me 565 milionë euro.

Investitorët gjermanë, që kanë shprehur shpesh pakënaqësinë për korrupsionin dhe burokracinë, i qëndrojnë larg Shqipërisë në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, teksa ata në vite kanë sjellë në Shqipëri vetëm 129 milionë euro, duke u renditur në vend të 11./Monitor