Producentja dhe regjisorja shumë e dashur për publikun, Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Burime për “Blitz.al” kanë treguar se Vera si pasojë e aksidentit ka thyer këmbën të cilën e ka vendosur në allçi.
Për këtë arsye regjisorja nuk ka mundur të jetë e pranishme gjatë provave të “Dance with me” për disa ditë. Megjithatë ditën e sotme, të transmetimit live të spektaklit, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore,
Vera ka qenë e pranishme në regji.
I urojmë shërim të shpejtë regjisores!