Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë ne territorin shqiptar gjatë muaj Gusht është rritur me 26,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E parë kjo shifër në 8 muaj, janar-gusht, sipas të dhënave të Instat, numri i të huajve është rritur me 16,8 për qind. Ose e thënë ndryshe Shqipërinë e kanë vizituar në tetë mujorin e 2018, 4.397.638 të huaj. Shumica e vizitoreve kane ardhur për turizëm.
Gjermania është vendi që ka pasur hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, një rritje kjo me 82,5 për qind, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Mali i Zi me 63,5 për qind.
Nga ana tjetër, një rritje të lehtë kanë pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2018, është 688.559 krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur 1,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tetë mujorin 2018, është 3.550.502, duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.