Ishte viti 2013 kur punonjësit e degës së bankës Danske në Estoni filluan të kuptonin se disa prej klinetëve që ata i kishin pranuar për të qenë pjesë e bankës së tyre ishin vërtet të pakëndshëm dhe mbi të gjitha që të ngallnin dyshime.
Pas një telefonate kërcënuese në drejtim të kësaj banke, një prej anëtarëve të stafit të saj udhëtoi në Moskë për të marrë vesh diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Ekipi në bankën Danske po përpiqej të gjurmonte identitetin e njerëzve që fshiheshin pas emrave anonimë të korporatave të ndryshme, të cilat kishin hapur llogari në këtë bankë dhe që tani po përdoreshin për të transferuar shuma të mëdha parash.
Ishte pikërisht ky moment kur stafi i kësaj banke filloi të merrte telefonata kërcënuese të tilla si “ A jeni të sigurtë kur ktheheni në shtëpi pas pune?, apo “Kjo bankë shumë shpejt do të falimentojë”. Sot, banka Danske ende nuk ka falimetuar por Drejtori i saj Ekzekutiv, Thomas Borgen, ka dhënë dorëheqjen. Pas një raporti nga avokatët e tij për degën e bankës në Estoni, ai mori përsipër të gjithë përgjegjësinë e problemeve të kësaj dege.
Pjesë e saj tashmë ishin mijëra klinetë të dyshimtë, përgjegjës për transaksionin e një vlere prej 200 miliardë eurosh (180 milionë dollarë amerikanë), në një periudhë nëntë vjeçare. Sipas raportit të publikuar disa ditë më parë dhe zbulimit të të dhënave të reja, ky është ndoshta skandali më i madh i pastrimit të parave në histori. “Europa ka një problem të madh në drejtim të pastrimit të parave”, tha eksperti i antikorrupsionit, Nienke Palstra.
“Derisa në skandale të tilla do të vazhdojnë të përfshihen drejtues të niveleve të larta, atëherë ato do të vazhdojnë të jenë prezente edhe në dekadat e ardhshme”, tha ai. Rregullatorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit po fillojnë të reagojnë ngadalë. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA) ka konfirmuar se po heton një korporatë anonime lidhur me këtë skandal.
Por, për momentin, kjo është thjesht një çështje civile, jo penale, që do të thotë se asnjë individ nuk do të ndiqet penalisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur një interes tejet të lartë në zbulimin e një çështjeje të tillë. Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit të Shtetit dhe Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili rregullon tregjet e aksioneve në SHBA, janë të përfshira shumë në këtë çëshjte.
Rregullatori i Danimarkës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka rihapur një hetim të cilin e kishte mbyllur në muajin maj. Gjatë hetimit të parë ky insititucion e kishte mbyllur çështjen vetëm duke i dhënë kësaj banke një vërejtje, ndërsa tani ata po e rishqyrtojnë çështjen për të parë nëse banka do të përballet me akuza ligjore. Kreu i saj, Jesper Berg, tha për Financial Times se është shumë e lehtë për të kuptuar se kjo bankë po kalon një periudhë shumë të trazuar, e cila është vazhdim dhe pasojë e krizës financiare, që ka lënë hendeqe të paplotësuara në sektorin financiar”.
Para se Z. Borgen të kalonte në pozicionin e CEO-s së kësaj banke, ai ka qenë përgjegjës në degën në Estoni, në pozicionin e kreut të operacioneve ndërkombëtare të bankës Danske për periudhën 2009-12. Drejtori Ekzekutiv, në deklaratën e tij të dorëheqjes, tha se përfundimet në raportin e publikuar prej firmës private të avokatëve ishte shkruar se ai i kishte përmbushur të gjitha detyrimet ligjore.
Megjithatë, ka dyshime të shumta se personi përgjegjës për këtë katastrofë tejet të rëndë është ende pjesë e kësaj banke dhe nuk është larguar ende. Z. Borgen do të vazhdojë të të qendroje në krye të kësaj banke deri sa të gjendet zëvendësuesi i tij dhe duke u bazuar në kontratën që ai ka nënshkruar ka të drejtë të marrë pagesën e një viti të plotë.
Shumë pyetje mbeten ende pa një përgjigje. Edhe pse numri i agjencive të zbatimit të ligjit që po përpiqen të hedhin dritë mbi problemin e bankës Danske po rritet gjithnjë e më shumë, po rriten paralelisht edhe dyshimet në lidhje me aftësinë e tyre ligjzbatuese. Pastrimi i parave është një krim ndërkombëtar.
Skandali i bankës Danske përfshin 32 monedha të ndryshme, kompani nga Qipro, Ishujt Britanikë dhe Seychelles. Klientët e degës në Estoni janë gjurmuar dhe janë gjetur në Rusi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Sipas një skeme të drejtuar nga kjo degë e bankës, u zbulua se përfshihej elita qeverisëse e Azerbajxhanit dhe një fond prej 2.9 miliardë dollarësh (2.2 miliardë paund ) përdoret për të paguar politikanët dhe lobistët europianë.
“Pastrimi i parave është një industri e globalizuar”, shprehet Tom Keatinge, drejtor i qendrës për krimin financiar dhe studimet e sigurisë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. Një ish-bankier, Keatinge ponoi në JP Morgan për 20 vjet përpara se ai të bëhej pjesë e organizatave për të luftuar çështje të ndryshme mashtrimesh në banka, duke thënë se pë rata persona që janë të përfshirë në çështje të tilla, kufijtë janë inekzistentë.
Javën e kaluar, Komisioni Europian paraqiti propozime për të krijuar organizmin e parë të pastër të BE-së kundër pastrimit të parave ndërkufitare. Autoriteti Bankar Europian do të rrise ekpin e tij nga 2 punonjës në 10 të tillë, dhe kësaj agjencie duhet t’i jepet gjithashtu fuqia për të për të ndërhyrë aty ku beson se rregullatorët kombëtarë po dështojnë.
Por mandati i saj është i kufizuar për të ndërmarrë veprime kundër bankave sepse ajo nuk mund të ndjekë penalisht klientët e tyre kriminelë. As raporti i një firmë të pavarur ligjore prej 87 faqesh për skandalin e pastrimit të parave në degën e bankës Danske në Estoni dhe as një memorandum prej 19 faqesh nga Autoriteti i Shërbimeve Financiare daneze që citon dështimet e bankës Danske gjatë muajit maj, kanë konfirmuar emrat e ndonjë prej klientëve të dyshimtë të kësaj banke.
Edhe pse kanë kaluar plot pesë vite nga dhënia e alarmit nga vetë stafi i kësaj banke në Estoni, të vetmet zbulime që janë bërë në këtë drejtim kanë ardhur nga gazetarët investigativë. Sipas raportit të firmës ligjore të pavarur Bruun dhe Hjejle, një prej emrave të publikuar në listën e personave të implikuar në këtë çështje është ai që lidhet me familjen “Putin”.
Raporti i kësaj firme ligjore i publikuar në gazetën daneze Berlingske, citoi emrin e Igor Putin, një biznesmeni të njohur dhe kushëri i Presidentit rus, që ka kaluar pastruar para nëpërmjet degës së bankës Danske, ku një numër i madh i bashkëpunëtorëve të tij kanë qenë individë të dyshuar që ishin pjesë e stafit të bankës.
Nga ana e Presidentit Putin nuk pati asnjë koment. Transaksionet u përqendruan në një kompani të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar të quajtur Lantana Trade LLP. Partneritetet me përgjegjësi të kufizuar të Anglisë janë të njohura për pastrimin e parave, sepse informacioni që ata janë të detyruar të zbulojnë është minimal. Lantana nuk e mohonte faktin se ajo kishte llogari por sipas saj, ajo pretendonte se ato ishin “llogari të fjetura”, shkruan Monitor.
Por sipas raportit të Autoritetit të Shërbimeve Financiare daneze u vu re se ajo kishte një histori të gjerë të transaksioneve dhe një bilanc kredie prej gati 1 milion dollarësh. Alarmi u ngrit nga vetë menaxherët e kësaj dege të cilët e zbuluan atë që në vitin 2012, por në vend që ata të mbyllnin llogarinë, lejuan që Lantana të vazhdonte të ishte klient e tyre deri në shtator të 2013.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) nuk do të bëjë publike emrin e kompanisë që ajo po heton. E vetmja hollësi e dhënë është se ajo është një kompani me përgjegjësi të kufizuar. Në një deklaratë, Agjencia Kombëtare e Krimit e pranoi rolin që kanë luajtur shpeshherë kompanitë angleze në skema të paligjshme të pastrimit të parave. Ajo tha gjithashtu se “Mbikëqyrja nuk do t’i ndalojë të “këqinjtë”, është hetimi ai që do t’i ndalë ata”.