osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria si Afrika për moshën mesatare të automjeteve, ja si do të ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite dhe nën EURO 5

Shqipëria si Afrika për moshën mesatare të automjeteve, ja si do të ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite dhe nën EURO 5

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mbi 20 vjet (nga 10 që është mesatarja e vendeve të BE-së). Sipas Ministrisë së Mjedisit, mjetet me normën EURO 0-3 përbejnë 80% të parkut ekzistues të automjeteve, ndërsa edhe sot, pjesa më e madhe e makinave të importuara janë mbi 13 vjeçare. Sipas Ministrisë së Mjedisit, mbi 2/3 e mjeteve që importohen kanë përfunduar ciklin e tyre normal të jetës dhe vijnë vetëm për “të vdekur” në Shqipëri.

Ndotja që shkaktohet prej tyre është një nga arsyet kryesore që nxitën qeverinë të merrte masat për ndalimin e importet mjeteve të përdorura më shumë se 10 vjet, përmes projektvendimit “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin me gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.

Kushtet e pr/vendimit

Sipas këtij projektvendimi, automjetet që janë prodhuar më shumë se 10 vjet më parë dhe për makinat e reja, ato që nuk përmbushin normën EURO 5 dhe lart, nga 1 janari nuk do të lejohet që të hyjnë në Shqipëri. Ndërkohë nuk do të ndalohet importi i automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi (psh Automjete të prodhuara deri në dhjetor 1970). Për motorët dhe kamionët, koha e lejuar për importin e tyre nga data e prodhimit është 15 vjet. Nisur nga ligji nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis, qeveria ndërmori hapa për ndalimin e importit të makinave të vjetra, me qëllim reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë.

Sipas këtij pr/vendimi, me hyrjen në fuqi, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe për vlerësimin e cilësisë se ajrit të mjedisit dhe kërkesat për disa ndotës në lidhje me të dhe në varësi të kategorizimit të automjeteve sipas peshës dhe kohës së përdorimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e RSH-së, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme: Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian; mjetet motorike të tjera të reja si: motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe NI, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian; autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe Nl, (të gjitha ato që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Automjetet që përjashtohen

Sipas specifikimeve të pr/vendimit, ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M (Ml, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash. Ky vendim nuk zbatohet për importin e: Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: Automjete të prodhuara deri në dhjetor 1970; Automjete të prezantuara si model i prodhimit deri me 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, ose Automjete, të cilët paraqesin vlera teknike muzeore apo kulturore, trashëgimi tradicionale. Projektvendimi parashikon që automjetet, të cilat me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kane hyre në territorin shqiptar, por nuk kane përfunduar procedurat e regjistrimit, kane afat deri në 31 dhjetor 2018, për kryerjen e procedurave të nevojshme.

Relacioni

`Deri në vitin 2016 në vendin tonë ishin të regjistruara 435.613 autovetura. Numri total i automjeteve (duke përfshirë edhe kamionët, autobusët, motorët, rimorkiot, makinat bujqësore, etj.) ishte 562.658. Sipas DPSHTRR-së ka edhe rreth 200.000 autovetura të tjera që formalisht nuk janë në qarkullim, pra nuk kanë bërë riregjistrimin në momentin e kontrollit teknik. Kjo do të thotë se numri i automjeteve të përdorura që janë gjendje në vend është akoma më i madh. Vitet e fundit, struktura e regjistrimit për herë të parë të autoveturave është: 5% mjete të reja (kilometrazh 0) dhe 95% mjete të përdorura e shumë të përdorura. Kjo prirje u theksua pas vitit 2011, kur me eleminimin e taksës doganore u hoq edhe barriera taksuese që ishte vendosur për efekt të ndotjes nga mjetet e përdorura. Me heqjen dorë nga parimi “ndotësi paguan” u ndryshua rrënjësisht politika e importit të automjeteve. Një shifër e tillë e regjistrimit të mjeteve të reja (5%) nuk haset në asnjë vend të Evropës, ndoshta edhe të Afrikës. Kjo çon në mosrespektim të normave të lejuara të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull të përcaktuara në Direktivat e Bashkimit Evropian dhe në konventat e ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht vazhdojnë të regjistrohen për herë të parë edhe makina EURO 0, EURO l, EURO 2 e EURO 3, duke krijuar në këtë mënyrë probleme të mprehta të ndotjes së mjedisit e sigurisë në rrugë. Mjetet EURO 0-3 përbëjnë 80% të parkut ekzistues.