Qeveria Italiane ka miratuar dje atë që njihet si “Dekreti Salvini” me ndryshime radikale legjislative në sistemin e emigracionit, nënshtetësinë dhe sigurinë kombëtare.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha kjo normativë ligjore garanton një siguri më të madhe të territorit italian e i jep goditje të fortë krimit të organizuar, mafias, emigracionit klandestin, dhe rrezikut nga terrorizmi.
Neni i parë dhe më i kritikuar i dekretit heq të drejtën e azilit për motive humanitare.
Në vend të saj, do të lejohet qëndrimi vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, dhe personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore ose që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.