Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën, pas prezantimit nga ky i fundit të platformës kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale Kulluri, shkruan se ka dhe një platformë tjetër në “luftën ndaj oligarkëve”.
“Ka dhe nje platforme tjeter ne “luften ndaj oligarkeve”: tu marrim me shume leke!”,-shkruan Kulluri në postimin e tij.
Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, platforma është t’u marrin sa më shumë lekë oligarkëve.