Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Yorkshire në Britani. Pasi kishin marrë njoftimin se një makinë Golf ishte vjedhur në Shipley, policia është vënë në ndjekje të mjetit.
Mirëpo, policët nuk e kishin menduar se brenda makinës do të ishte një 13-vjeçar. Policia në një njoftim në Twitter njoftoi se arrestoi shoferin e makinës si dhe pasagjerin 7-vjeçar që e ishte i pranishëm me të miturin.
Si pasojë e shpejtësisë makina u përplas me një bordurë ku fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua.